Jeffrey Hovenier

Jeffrey Hovenier, ka këshilluar emisarin e BE-së, Peter Sorensen, të mos negociojë zotime të reja mes Kosovës e Serbisë

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka këshilluar emisarin e Bashkimit Europian për dialogun, Peter Sorensen, që të mos negociojë zotime të reja mes Kosovës dhe Serbisë, por të fokusohet në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese. Këto deklarata, Hovenier i bëri gjatë një diskutimi në “Këshillin Atlantik’”, ku theksoi se Kosova ka bërë një zotim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që nga viti 2013, dhe ai zotim vazhdon të mbetet në fuqi. Ish-ambasadori pohoi se kjo çështje është ripërsëritur edhe në Marrëveshjen Bazike të vitit 2023 dhe në Aneksin e saj të Zbatimit. “Dhe, nëse do t’i jepja një këshillë Peter Sorensenit dhe BE-së rreth dialogut është se mendoj se mënyra më e mirë për të ecur përpara është të mos negociosh zotime të reja tani, sepse ajo që u arrit në vitin 2023 është një paketë mjaft mbresëlënëse. Thjesht mungon zbatimi”, nënvizoi Hovenier.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Para 34 viteve Parlamenti Evropian nderoi Adem Demaçin me Çmimin ‘Saharov’

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit veprimtarit …