LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku-Sadriu: Ka numra për zgjidhjen e presidentit, por mungon vullneti politik

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se në Kuvendi i Kosovës ekziston hapësirë reale për zgjidhjen e çështjes së presidentit, por kjo, sipas saj, kërkon vullnet politik dhe respektim të parimeve kushtetuese. Ajo theksoi se aritmetika parlamentare e bën të mundur arritjen e një marrëveshjeje, duke nënvizuar se shumica ekziston, por duhet reflektim nga partia në pushtet. Sipas Lushaku-Sadriut, Lëvizja Vetëvendosje duhet të tregojë fleksibilitet dhe kreativitet për të ofruar zgjidhje gjithëpërfshirëse, duke përfshirë edhe partitë e tjera politike në proces. “Kur i sheh numrat në Kuvend, normalisht që ka hapësirë për zgjidhje. Sepse është matematikë. Numrat, shumicën i ka Vetëvendosje. Po të ketë vullnet politik dhe të jetë në harmoni me obligimet që ia cakton Kushtetuta dhe rolin e saj në Kuvend, mund të bëhet kreative me zgjidhje dhe mund t’u ofrojë partive që kanë numrin e mjaftueshëm të votave”, ka deklaruar ajo.  “S’është e pranueshme që të imponohen kandidatët nga partia në pushtet. Të shkosh në seancë me dy kandidatë të Vetëvendosjes nuk është demokratike dhe bie ndesh me deklarimet e kryeministrit se nuk do të ketë kandidatë me libreza partiake”, tha Lushaku-Sadriu.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj me akuza të rënda ndaj VV-së: “Sponsorizojnë grupe që sulmojnë UÇK-në dhe luftën”

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka drejtuar akuza të forta ndaj …