leoni

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku-Sadriu: Kosova më afër zgjedhjeve sesa konstituimit të Kuvendit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se vendi është më afër zgjedhjeve të reja parlamentare sesa konstituimit të Kuvendit. Ajo tha se dështimi i seancës së sotme konstitutive dhe propozimi i emrave të rinj nga Lëvizja Vetëvendosje, për kryetar të Kuvendit, tregojnë mungesën e vullnetit politik nga ana e mazhorancës. “Momentalisht Vetëvendosje nuk po do që ta konstituojë Kuvendin. Madje, duke propozuar emra polarizues, të cilët gjatë qeverisjes së kaluar kanë pasur rol të theksuar në përçarje të qytetarëve dhe linçim të partive të tjera, mendojmë se konstituimi i Kuvendit është shumë larg dhe se jemi më afër zgjedhjeve,” u shpreh Lushaku-Sadriu. Kjo deklaratë e LDK-së vjen pas tensioneve të krijuara në Kuvend lidhur me procesin e zgjedhjes së kryetarit, duke thelluar pasigurinë politike dhe duke hapur mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …