Stoltenberg: Ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999 kundër regjimit të Milosheviqit nuk ishte e drejtuar kundër popujve të Jugosllavisë

Jens Stoltenberg ka shpërfillur komentet e kryediplomatit gjerman Frank-Walter Steinmeier

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka shpërfillur komentet e kryediplomatit gjerman i cili e ka akuzuar aleancën ushtarake për “luftënxitje” duke thënë se Aleanca ka nevojë për përgjigje ushtarake dhe dialog politik kur bëhet fjalë për Rusinë. Stoltenbergu këtë koment e ka bërë më 20 qershor, një ditë pasi deklarata e ministrit të jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier është publikuar në gazetën gjermane, “Bild am Sonntag”. NATO-ja është duke kryer manovra ushtarake të mëdha në Poloni dhe Lituani, ndërsa një Samit i aleancës ushtarake është planifikuar të mbahet muajin e ardhshëm në Varshavë. Mirëpo, kritikat e kryediplomatit gjerman kanë rritur frikën se koalicioni qeveritar gjerman mund të jetë duke e ndryshuar qasjen ndaj Moskës. Steinmeieri, nga partia social demokrate gjermane ka thënë se NATO po e “ndez situatën përmes nxitjes së luftës”.

Gjatë intervistës për “Radion Evropa e Lirë” Stoltenberg ka thënë se aleanca është e unifikuar në nevojën e saj për qasje të dyanshme ndaj Rusisë.“Ne kemi nevojë për një mbrojtje të fuqishme për të parandaluar konfliktet, por ne gjithashtu kemi nevojë për dialog politik që të reduktojmë tensionet. Të gjitha 28 shtetet qëndrojnë prapa kësaj qasje të dyanshme, ndërsa unë e mirëpres përkrahjen e fuqishme të Gjermanisë në përpjekjet për dialog, por edhe kontributin gjerman për të rritur praninë ushtarake në lindje”, ka deklaruar Stoltenberg duke sqaruar se  qasja e dyanshme është “diçka që përkon shumë edhe me atë që e ka thënë Gjermania brenda NATO-s, për shumë, shumë vjet”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …