Brickos

Filloi rregullimi edhe i një rruge në Malishevë

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës në qytetin e Malishevës, përkatësisht në lagjet e qytetit, pas rregullimit të dy kanalizimeve dhe disa rrugëve, të martën ka filluar rregullimi edhe i një rruge në lagjen e Gurit, pasi paraprakisht në atë pjesë ka përfunduar rregullimi i kanalizimit. Rruga është e gjatë afër 400 metra, dhe është një prej projekteve të planifikuara nga qeveria komunale.

Fillimin e punimeve e kanë parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, bashkë me drejtorin e urbanizmit Ahmet Morina dhe atë të administratës, Hajrullah Mazreku. Kryetari Begaj dhe drejtorët, i kanë uruar banorët për fillimin e punimeve dhe i kanë siguruar banorët, se janë të përkushtuar në rregullimin e infrastrukturës dhe projekteve, përmes së cilave, rritet mirëqenia e qytetarëve, në rastin konkret, banorët e kësaj pjesë, nuk do të kenë problem në qarkullimin e tyre, deri në rrugët kryesore të qytetit.

Ndërsa drejtori i urbanizmit Ahmet Morina, ka sqaruar se rruga e gjatë afër 400 metra, ndërtohet me fonde të komunës, ndërsa rruga do të jetë e shtruar me kubëza, e jo me asfalt, pasi është një zonë ku mund të ketë punime tjera, dhe rruga nuk dëmtohet gjatë punimeve në të ardhmen dhe se kupëzat janë praktik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …