Thaçi takohet me kryetarin e Parlamentit Evropian

Thaçi takohet me kryetarin e Parlamentit Evropian

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, është takuar me kryetarin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, me të cilin foli për zhvillimet politike në Kosovë si dhe për përkushtimin e vendit për liberalizimin e vizave. “Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe pret një vendim meritor nga Bashkimi Evropian për punën e bërë nga institucionet e vendit”, u shpreh Thaçi me këtë rast. Duke falenderuar për kontributin e kryetarit, Schulz dhe raportueses evropiane, Tanja Fajon, kryetari Thaçi theksoi se Kosova mbetet e angazhuar në konsolidimin e mëtejmë të shtetit. Në anën tjetër, kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, u shpreh se liberalizimi i vizave është tema kryesore që preokupon Kosovën në marrëdhëniet e saj me BE-në. Ai shfaqi bindjen se për Kosovën do të ketë një vendim meritor për angazhimin e saj në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …