Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg, mirëpret sinjalet se Rusia mund ta zgjidhë krizën me Ukrainën pa përdorimin e forcës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se mirëpret sinjalet se Rusia mund të jetë duke shikuar që ta zgjidhë krizën me Ukrainën në mënyrë diplomatike, por i bëri thirrje Moskës që të demonstrojë se është e gatshme që të veprojë. “Ka sinjale nga Moska se diplomacia duhet të vazhdojë. Kjo na jep hapësirë për optimizëm të matur. Por, deri më tani nuk kemi parë asnjë shenjë të shtensionimit të situatës në terren nga pala ruse”, tha Stoltenberg para një takimi dyditor në Bruksel, ku do të takohen ministrat e mbrojtjes së Aleancës. Ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të takohen edhe me ministrat e Ukrainës dhe Gjeorgjisë për të diskutuar tensionimit e situatës në rajonin e Detit të Zi. Në takim do të marrin pjesë edhe ministrat e Finlandës, Suedisë dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian. Rusia ka grumbulluar forca ushtarake në dhe përreth Ukrainës në një shkallë të paprecedentë që prej Luftës së Ftohtë. Gjithçka është gati për një sulm të ri. Por, Rusia ka ende kohë që të tërhiqet, të ndalojë së përgatituri për një luftë dhe të punojë për zgjedhje paqësore të situatës”, tha Stoltenberg.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …