Kryetari amerikan Joe Biden ka folur për mundësinë e një apokalipsi bërthamor nëse Rusia përdor bomba bërthamore në Ukrainë. Pentagoni dhe as Shtëpia e Bardhë nuk kanë njoftuar se cila do të ishte përgjigja e Shteteve të Bashkuara nëse kjo situatë do të ndodhte. Megjithatë, vendi ka miratuar tashmë masat e para. Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore ka porositur një ilaç kundër rrezatimit, të quajtur Nplate, i cili përdoret për “emergjenca radiologjike ose bërthamore, e cila përdoret për të trajtuar numrin e ulët të trombociteve në gjak dhe ka miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave në vitin 2021 që ilaçi të përdoret si një trajtim për njerëzit e ekspozuar në mënyrë akute ndaj rrezatimit. Blerja e këtij ilaçi është pjesë e përgatitjes në rast të një sulmi bërthamor.
Kontrolloni gjithashtu
KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
