Johaness Volkmann: Kosova duhet të zbatojë reformat kyçe për integrimin në BE

Deputeti gjerman Johaness Volkmann, nipi i ish-kancelarit Helmut Kohl, në një intervistë, ka folur për progresin e Kosovës në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke theksuar se vendi duhet të përmbushë reformat e kërkuara. Ai kujtoi Samitin e Selanikut të vitit 2003, ku BE-ja premtoi perspektivë të qartë evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor. “Atëbotë isha në shkollë fillore. Ka kaluar një kohë e gjatë dhe ekziston një pritje e madhe për integrim. Ka nevojë për një perspektivë kredibile, por duhet thënë se ka edhe përgjegjësi nga ana e vetë vendeve të rajonit”, tha Volkmann. Duke u ndalur te raporti i Komisionit Evropian për Kosovën, ai theksoi se vendi ka ende punë për të bërë në fushat e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ndërtimit të një qeverie stabile. “Është në dorën e të dyja palëve. Nga njëra anë, BE-ja dhe Gjermania duhet të kenë kurajë për të ecur më shpejt në procesin e integrimit, por edhe Kosova dhe vendet tjera të rajonit duhet të zbatojnë reformat e kërkuara në mënyrë që t’i bashkohen BE-së”, deklaroi Volkmann.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ushtrisë greke urdhëron braktisjen e operacioneve për fikjen e zjarreve në Shqipëri dhe tërheqjen e menjëhershme të avionëve grek nga territori shqiptar

NASA publikon imazhe alarmuese: Mesdheu po digjet nga dhjetëra vatra zjarri

Mesdheu po përjeton një prej verave më të nxehta dhe më shkatërrimtare të viteve të …