Johannes Hahn thotë se urgjentisht Kosova dhe Serbia duhet t'i rikthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE

Johannes Hahn thotë se urgjentisht Kosova dhe Serbia duhet t’i rikthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja

Komisioneri Evropianë, Johannes Hahn, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, është takuar me udhëheqësit e Kosovës, kryetarin Thaçin, kryeministrin Haradinaj dhe me ministrin e Jashtëm, Behxhet Pacolli, ku ka theksuar rëndësinë e fillimit të dialogut. “Bisedë e mirë me Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn dhe Behxhet Pacollin. Unë e ritheksova urgjencën për t’u rikthyer në dialog me Serbinë që po ndërmjetësohet nga Federica Mogherini. Për ta mundësuar këtë, unë përsërita ofertën time për të ndërtuar një mënyrë të shpejtë dhe praktike, zgjidhjen e tregtisë që është irrituese në dy anët”, ka shkruar Hahn.

Kontrolloni gjithashtu

Rinumërimi i votave po i afrohet fundit, mbi 70 për qind e vendvotimeve të përfunduara

Procesi i rinumërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po hyn në fazën …