Aktivitetet për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës fillojnë sot për të vazhduar edhe nesër gjatë gjithë ditës

Aktivitetet për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës fillojnë sot për të vazhduar edhe nesër gjatë gjithë ditës

Aktivitetet për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës fillojnë sot për të vazhduar edhe nesër gjatë gjithë ditës sipas kësaj agjende shtetërore.

E shtunë, 16 shkurt 2019, ora 09:00, Deklarata e Pavarësisë është nisur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj

E diel, 17 shkurt 2019, ora 08:00 – 08:30, mbahet mbledhja festive e Qeverisë.

Nga ora 08:30 – 08:45 do të bëhet ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës, në oborrin e Qeverisë ku të pranishëm do të jenë liderët shtetëror.

Nga ora, 08:45 – 09:00, vendosen kurorash tek shtatorja e ish-kryetarit Rugova.

Nga ora, 09:40 – 09:50, vendosen kurora nga nga liderët shtetëror në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”  në Prekaz.

Nga ora, 10:45 – 11:30, mbahet seanca Solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës

Nga ora, 12:20 – 13:00, parakalojnë ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga sheshi “Nënë Tereza” deri te sheshi “Ibrahim Rugova”

Nga ora, 13:00 – 14:00, mbahet oktej rasti për të gjithë të ftuarit në Parakalimin e Trupave të FSK-së tek Swiss Diamond Hotel

Ndërsa nga ora 19:30, bëhet pritja shtetërore për të gjithë të ftuarit (PA MEDIA).Pritja shtetërore nën përkujdesjen Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në “VENUS” Hotel.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …