Tema të tjera...
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar se është urgjente që Kosova të kthehet në stabilitet politik. Ai bëri këtë deklaratë pas një takimi me presidenten Vjosa Osmani, ku diskutuan mbi rëndësinë e dialogut konstruktiv dhe respektues në politikë për të gjetur rrugë përpara. “Sot kam biseduar me presidenten Osmani rreth nevojës urgjente për kthimin e Kosovës në stabilitet politik, në mënyrë që të mundësohet përparimi në agjendat e brendshme dhe ndërkombëtare. Në këtë kohë të pasigurisë politike, diskutimi i respektueshëm dhe konstruktiv është thelbësor për të gjetur një rrugë përpara,” shkroi Hargreaves pas takimit.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
