leoni

Jonathan Hargreaves: Kosova nuk ka kohë për humbje, partitë të gjejnë unitet pas zgjedhjeve

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me presidenten Vjosa Osmani, ku ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e marrëveshjes ndërmjet partive politike lidhur me buxhetin dhe çështje të tjera kyçe për vendin. Në një postim pas takimit, Hargreaves njoftoi se me Osmanin ka diskutuar për situatën e krijuar pas shpërbërjes së Kuvendit, zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit dhe pritjet për një fushatë të qetë e konstruktive. “Shpreha shqetësim për dështimin e partive politike për të rënë dakord për një zgjatje të buxhetit, Planin e Rritjes së BE-së dhe marrëveshjet e financimit të Bankës Botërore, të cilat do t’i sillnin dobi popullit të Kosovës”, ka shkruar Hargreaves. Ai theksoi se pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme pret që subjektet politike të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe të punojnë së bashku për të shmangur vonesat që, sipas tij, Kosova nuk mund t’i përballojë. “Kosova nuk ka kohë për humbje,” u shpreh ambasadori britanik, duke nënvizuar nevojën për stabilitet dhe vendimmarrje të shpejtë në periudhën pas zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Osmani shpërndan Kuvendin, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nënshkroi sot vendimin për shpërndarjen e Kuvendit, pas dështimit të …