leoni

Jonathan Hargreaves kritikon qeverinë Kurti

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i është bashkuar zërit kritik të vendeve të QUINT-it ndaj pushtetit aktual në Prishtinë, duke shprehur hapur pakënaqësinë për mënyrën se si po trajtohet pakica serbe në Kuvend dhe në jetën politike të vendit. Deklarata e tij erdhi pas dështimit të zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb, një hap i domosdoshëm për konstituimin e plotë të Kuvendit, por që u anashkalua nga shumica në pushtet. “Kosova duhet të jetë një vend ku të gjitha komunitetet duan të qëndrojnë, ku ndihen të mirëpritura dhe ku shohin të ardhme,” theksoi ambasadori britanik, duke rikujtuar se Mbretëria e Bashkuar e ka mbështetur Kosovën si shtet shumetnik dhe do të vazhdojë ta mbështesë në këtë drejtim. Mesazhi i tij ishte i qartë: përjashtimi i pakicave nga institucionet vetëm sa e minon themelet e shtetit të Kosovës dhe dëmton reputacionin e saj ndërkombëtar. Ky qëndrim i ambasadorit britanik është një goditje direkte për qeverinë në detyrë të Albin Kurtit, e cila prej kohësh akuzohet nga partnerët ndërkombëtarë për veprime të njëanshme, që thellojnë ndarjet dhe rrisin tensionet etnike në vend.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj

Nasim Haradinaj komenton provokimet në qendrën e paraburgimit në Hagë dhe roli i rojeve të burgut

Në Hagë, aty ku po zhvillohen proceset më të ndjeshme ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare …