Brickos

Jorgo Mandili

Jorgo Mandili: Cila është alternativa e kapitalizmit? A i ka ikur koha shoqërisë socialiste që pati një fund të trishtueshëm? I

Një nga çështjet më të diskutuara sot, jo vetëm midis filozofëve është ajo mbi thelbin e shoqërisë që jetojmë. A është ky sistem shoqëror më i drejti dhe ai që meritojmë? A i ka ikur koha shoqërisë socialiste, e cila në të vërtetë pati një fund të trishtueshëm në shekullin e 20-të? Ne shqiptarët e kemi përjetuar shoqërinë socialiste dhe po bashkëjetojmë me sistemin e ri që ende nuk dimë se ç’ emër t’i vemë. Thelbi i çështjes është: Do të jemi më mirë në një shoqëri socialiste të rindërtuar apo do të vazhdojmë ta pranojmë këtë shoqëri kapitaliste që po jetojmë?

Pikëpamjet janë të ndryshme. Dhe me sa duket do të vazhdojnë gjatë.

Si e mendonte këtë Jezusi i shkencës – A. Ajnshtajni, i cili është cilësuar si arketipi i shkencëtarët të mirëfilltë, sinonimi i gjeniut, personifikimi i mendjes  që zotëronte dhuntinë e parashtrimit të mprehtë të gjërave.

Shumë kryqtarë antikomunistë besuan se Ajnshtajni ishte një subversiv i rrezikshëm dhe shumë zyrtarë amerikanë propaganduan se Ajnshtajni ishte një spiun sovjetik. Po! Kështu e cilësonte drejtori i FBI-së J. Edgar Hoover! Për 22 vjet, agjentët e Hoover përgjuan telefonët e Ajnshtajnit, hapën postën e tij, rrëmbyen plehrat e tij dhe madje futën në shtëpi nipin e sekretarit të tij… të gjitha për të provuar se ai ishte më radikal (siç shënoi dosja e tij e FBI-së me 1.500 faqe) sesa “vetë Stalini”.

Ajnshtajni nuk kishte asnjë shqetësim të zbulonte ideologjinë e tij politike dhe, mbi të gjitha, të tregonte publikisht mungesën e harmonisë së tij me kapitalizmin. Cila është zgjidhja e tij për të eliminuar ‘të këqijat e kapitalizmit’”?

Në esenë e tij të mrekullueshme me titull: “PSE SOCIALIZMI”, botuar fillimisht në numrin e parë të Monthly Review në maj 1949, ai paraqet një sërë pretendimesh shoqërore dhe politike.

Ajnshtajni flet për oligarkinë e kapitalit privat, pushteti i së cilës sipas tij, nuk mund të kontrollohet efektivisht nga një shoqëri demokratike politike. Ajnshtajni është i bindur se “konkurrenca  kapitaliste” rezulton në deformim të ndërgjegjes sociale dhe shton se mënyra e vetme për të eliminuar të këqijat e kapitalizmit është përmes krijimit të një ekonomie të planifikuar socialiste, sj dhe një sistemi arsimor ekskluzivisht me synim shoqëror.

Pas këtij publikimi, Ajnshtajni u bë një mbrojtës i deklaruar i socializmit. Ai vëren se njeriu është njëkohësisht një qenie e vetmuar dhe shoqërore. Kombinimi specifik i përpjekjeve personale dhe sociale përcakton shkallën e ekuilibrit të brendshëm individual dhe të integrimit në shoqëri.

Analiza e strukturës biologjike dhe kulturore të njeriut dhe disa kushteve të pandryshueshme shoqërore e çojnë autorin drejt zgjidhjes së mundshme të problemit. Te kushtet e caktuara shoqërore të pandryshueshme ai fut natyrën biologjike  qenieve njerëzore dhe zhvillimet teknologjike dhe demografike.

Duke qenë se njerëzimi përfaqëson një bashkësi globale prodhimi dhe konsumi, Ajnshtajni arrin në përfundimin se shoqëria kapitaliste ekonomike është e dëmshme për njerëzimin.

 “Motivi i fitimit dhe konkurrenca midis kapitalistëve e çon shoqërinë në depresione gjithnjë e më të rënda. Konkurrenca e pakufizuar sjell amputimin e ndërgjegjes sociale të individëve që përmenda më parë. Unë e konsideroj këtë gjymtim të individëve të keqen më të keqe të kapitalizmit.

I gjithë sistemi ynë arsimor vuan nga kjo e keqe. Një qëndrim i ekzagjeruar konkurrues është rrënjosur tek studenti, i cili është trajnuar për të adhuruar suksesin e pangopur si një përgatitje për karrierën e tij të ardhshme”, – shkruan Ajnshtajni dhe shton:

“Jam i bindur se ka vetëm një mënyrë për të eliminuar këto të këqija të rënda, ngritja e një ekonomie socialiste, e shoqëruar nga një sistem arsimor i orientuar drejt synimeve shoqërore.

Në një ekonomi të tillë, mjetet e prodhimit janë në pronësi të shoqërisë dhe përdoren në mënyrë të planifikuar. Një ekonomi e planifikuar përshtat prodhimin me nevojat e komunitetit dhe shpërndan punën që duhet bërë midis të gjithë atyre që janë të aftë për të.

Edukimi i individit, përveç promovimit të aftësive të tij natyrore, do të kërkonte tek ai një ndjenjë përgjegjësie për njerëzit e tjerë dhe jo lavdërimin e fuqisë dhe suksesit vetjak që ekziston në shoqërinë e tanishme.

POR… KUJDES!

Ajnshtajni, pas kësaj ligjërate për socializmin, ndalet duke tërhequr vëmendjen që nuk është thjesht e tillë. Është shumë më shumë se kaq, më shumë se edhe një  këshillë e çmuar, që gjithë politikanët marksistë duhet ta kenë si “vath në vesh”, që të mos e kthejnë socializmin në një dogmë, që të pësojë fatin e modelit leninist, të socializmit etatist. Siç duket, Ajnshtajni, kishte parasysh modelin sovjetik të socializmit ,prandaj thekson se:

“Sidoqoftë, është e nevojshme të mbani mend se një ekonomi e planifikuar nuk është ende socializëm. Një ekonomi e planifikuar si e tillë mund të shoqërohet me skllavërimin e plotë të individit”.

Prandaj: “Arritja e socializmit kërkon zgjidhjen e disa problemeve jashtëzakonisht të vështira socio-politike të tilla:

-Si është e mundur, duke pasur parasysh centralizimin e gjerë të fuqisë politike dhe ekonomike, për të parandaluar që burokracia të mos bëhet e plotfuqishme?

– Si mund të mbrohen të drejtat e individit dhe me këtë të sigurohet një kundërpeshë demokratike ndaj fuqisë së burokracisë?”

Pra: Mund të jetë e vërtetë që në një ekonomi të tillë socialiste, siç përshkroi Ajnshtajni, mjetet e prodhimit janë në pronësi të shoqërisë dhe përdoren në mënyrë të planifikuar. Një ekonomi e planifikuar përshtat prodhimin me nevojat e komunitetit. Ajo shpërndan punën midis çdo njeriu të aftë për punë dhe garanton jetesën për të gjithë. Në një shoqëri të tillë edukimi duhet të zhvillojë ndjenjën e komunitetit dhe të shoqërisë, jo vetëm aftësitë dhe përpjekjet e tij të lindura. Kjo mund ta bëjë jetën e njeriut maksimalisht të kënaqshme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi E hënë 19 prill, 1999

Ahmet Qeriqi: Në mbrojtje të pikës më strategjike të Rrafshnaltës Te Shkëmbi i gradinës kanë rënë dëshmorë: Islam Kastrati, Mentor Morina, Halim Bajraktari, Ramadan Bytyçi dhe Mentor Gashi (E hënë 19 prill, 1999)

Sot moti ka filluar të përmirësohet. Qysh në orën 9.00 të mëngjesit janë lëshuar në …