Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur shqetësim të thellë për krizën institucionale që po përjeton vendi, duke paralajmëruar se mungesa e vullnetit politik për zgjidhje po rrezikon seriozisht fondet ndërkombëtare të dedikuara për Kosovën. Pas një deklarate për medie jashtë ndërtesës së Kuvendit, Rohde tha se mëngjesin e sotëm kishte pasur një fije shprese për tejkalimin e krizës, por zhvillimet aktuale tregojnë të kundërtën. “Ndoshta sepse nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik në mesin e protagonistëve për të gjetur një zgjidhje”, u shpreh ai, duke shtuar se kjo situatë është e dëmshme për vendin. Ambasadori gjerman theksoi se Kosova ka nevojë për institucione funksionale, si parlamenti dhe qeveria, në mënyrë që të mos humbasë mbështetjen financiare dhe politike nga partnerët ndërkombëtarë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
