Ambasadori gjerman, Jorn Rohde

Jorn Rohde: Nuk bëhet fjalë nëse duhet të nënshkruhet Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit, por zbatimi i saj nga Kosova e Serbia

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka deklaruar se nuk bëhet fjalë për  diskutime  nëse duhet të nënshkruhet Marrëveshja e Brukselit dhe ajo e Ohrit, por zbatimi i saj si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia. Edhe më parë kishte shumë marrëveshje që janë nënshkruar por nuk janë zbatuar. Prandaj jemi përqendruar tani në zbatim. E shohim tani zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë, gjithashtu edhe zbatimin që nënkupton që njerëzit po i ndërrojnë targat e makinave. Për ne zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit është e rëndësishme. Kosova duhet të bëjë detyrat e saj dhe gjithashtu edhe Serbia”, ka thënë ai. Kjo është ajo që BE-ja, Gjermania dhe të gjithë partnerët e afërt të Kosovës presin. Obligimi i Kosovës nga viti 2015 është themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe pjesë të marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit për Kosovën e pjesa kryesore është themelimi i AKSHS. Siç e kemi thënë sapo ka nisur dhe gjithashtu edhe pala tjetër, Serbia, duhet të bëjë detyrat e saj. Sipas ambasadori të Gjermanisë  Rohde zgjidhja e tensioneve në veri të vendit është përmes procesit të normalizimit dhe themelimit të asociacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Lumir Abdixhiku: Refuzimi i VV-së nuk është inat politik, por interes kombëtar

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër nga Spanja ndaj përpjekjeve …