Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është cituar të ketë deklaruar se hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, është vendim historik i BE-së. Qytetarët e Kosovës tani mund të udhëtojnë në vendet e BE-sp pa viza. Kjo sjell përfitime të rëndësishme si për Kosovën ashtu edhe për BE-në. I gjithë Ballkani Perëndimor tashmë është i lidhur me zonën Shengen përmes liberalizimit të vizave”, shkroi ai. Dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, u organizua udhëtimi i parë i 50 qytetarëve, që fituan udhëtimin drejt Vjenës së Austrisë, në kuadër të një fushate informuese të autoriteteve lidhur me liberalizimin e vizave.
Kontrolloni gjithashtu
Fshati turistik i Linit merr mbrojtje ligjore të veçantë
Fshati turistik i Linit, një nga destinacionet më të veçanta përgjatë bregut të Liqenit të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
