Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, përshëndeti angazhimin e administratës amerikane në procesin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Në një përgjigje me shkrim drejtuar ligjvënësve të Parlamentit Evropian, ai ka thënë se Serbisë dhe Kosovës i duhen më shumë marrëveshje për të arritur normalizim të raporteve. Muajve të fundit, në procesin e normalizimit të raporteve mes dy vendeve, është vërejtur një rol më i fuqishëm dhe më aktiv i SHBA-së dhe përfaqësuesit të Trumpit për bisedimet Kosovë -Serbi, ambasadorit Richard Grenell. Kreu i diplomacisë evropiane, deklaroi në këtë përgjigje se Bashkimi Evropian ka një rol udhëheqës në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, por punon në bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në. Ai tha se BE-ja dhe SHBA-ja kanë agjendë të përbashkët për rajonin.
Kontrolloni gjithashtu
Haga refuzon shtimin e Bislim Zyrapit në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes, por pranon pesë deklaratat e tij për verifikim
Gjykata sepciale në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për ta shtuar …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
