Josip Juratoviq: BE-ja duhet t’i rishikojë negociatat me Serbinë për anëtarësim, pas parregullsive që u bënë zgjedhjet e fundit

Josip Juratoviq: BE-ja duhet t’i rishikojë negociatat me Serbinë për anëtarësim, pas parregullsive që u bënë zgjedhjet e fundit

Deputeti i Bundestagut të Gjermanisë, Josip Juratoviq, ka deklaruar se  Bashkimi Evropian duhet t’i rishikojë negociatat me Serbinë për anëtarësim, pas parregullsive që u raportuan në zgjedhjet e mbajtura në muajin e kaluar. Juratoviq, mes tjerash theksoi se nuk mund ta tolerojnë më qasjen autokratike gjithnjë e më të fortë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. “Në politikën tonë të jashtme, ne nuk mund të zgjedhim gjithmonë partnerët me të cilët do të negociojmë. Por në këtë situatë, në të cilën drejtuesi i fushatës shpërfill parregullsitë në zgjedhje dhe në këtë mënyrë shkel hapur rregullat demokratike, ne nuk mund ta tolerojmë më këtë dhe nuk jam i vetëm në mendimin se negociatat e mëtejshme të para-anëtarësimit ndërmjet Serbisë dhe BE-së duhet të “ngrihen” ka thënë Juratoviq, në një intervistë për mediumin malazez “Pobjeda”.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …