J. Juratoviq: Shembulli më i mirë për Kosovën e Serbinë është ai i dy Gjermanive, të cilat nuk e njohën njëra-tjetrën, por ishin anëtare të OKB-së

Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik,  Kosovë-Serbi

Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi, duke kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Të dy liderët kanë dështuar në përmbushjen e zotimeve të tyre dhe po e mbajnë dialogun në një gjendje ngërçi, duke negociuar “me një fik në xhep” – një shprehje që përshkruan një qasje ku palët ruajnë qëllime të fshehta. Juratoviq, i cili më parë kishte mbështetur Kurtin për premtimet e tij për demokratizimin e Kosovës, tani e shpreh hapur zhgënjimin e tij. “Dikur e mbështeta Kurtin sepse ai premtoi të shkëputej nga koalicioni i luftës dhe të demokratizonte Kosovën, por ai nuk e përmbushi premtimin e tij,” tha ai. Juratoviq beson se Kurti dhe Vuçiq janë bërë “partnerë idealë” për ruajtjen e tensioneve politike, duke thënë se të dy liderët nuk po veprojnë me ndershmëri dhe janë “ngulur thellë në problemin e Kosovës dhe Serbisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …