Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka tërhequr vërejtjen se gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante. Ai ka theksuar më tutje se me pagën mesatare prej 350 deri 370 euro nuk mund të mbulohen as nevojat bazë të një personi, e aq më pak të një familjeje.  “Kemi dy kategori të punëtorëve të sektorit privat, punëtor që punojnë direkt në menaxhimin e pronarit të kompanisë private që e kemi një gjendje paksa sa ma stabile. Përderisa gjendje më të rëndë e kemi te ato kompani që kryejnë shërbimet për institucionet publike dhe institucionet e kuvendeve komunale. Këtu kemi një gjendje jashtëzakonisht të rëndë sepse nëse e marrim një pagë mesatare tek kompanitë publiko-private që i quajmë ne, paga e tyre është diku rreth 350 deri 370 euro. Me një kosto të tillë, me këto shpenzime tani më fillon sezoni i dimrit, ka filluar edhe sezoni i mësimit, paramendo se çfarë mund të bësh me një pagë prej 370 euro, ku sipas normave ndërkombëtare, një pagë e një punëtori duhet t’i mbuloj kërkesat e katër anëtarëve të familjes, e cila me këtë pagë që po e marrin nuk mund të mbuloj kërkesat e as një personi” ka tërhequr vërejtjen, Jusuf Azemi.

Kontrolloni gjithashtu

Uk Lushi apelon te liderët e Kosovës për trajtim dinjitoz të krerëve të UÇK-së

Aktivisti kosovar në SHBA, Uk Lushi, ka folur për keqtrajtimin e ish-krerëve të UÇK-së në …