Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: Poezi

OPOZITA

Sikur kënga n’letër,

opozita jonë e vjetër.

Zëri iu shtor

në dimrin e ftohët

me shi e me borë,

prej gjumit do të zgjohet

bashkë me ariun,

në pranverë,

kur qeveria

nga pazari del……

 

MARRËVESHJA

Thonë se u morën vesh

për murin n’veri.

popullit s’i bëhet vonë për pite

shijen ia njohin

përmes rreshkeve n’ tepsi,

se gatimin e bënë

Rakiqi,, Be

me tonën qeveri…….

 

KUR BIE NJË YLL

Kur bie një yll,

një yll i rrallë ;

të gjithë thonë:

e kam njohur

kudo e kam  parë…

 

DRITËFJALA

Edhe një dritë-fjale

u këput në shkurt,

Emrin do t’ ia ruajë

Njeriu me top

me aromën

e Trëndafilit në gotë….

 

I MADHI YNË NDRENIKA

( Robert Ndrenikës )

I pasurove shpirtërat tanë me art,

në film e n’ skenë ditë e natë,

si hija mbas dritëstë t’erdhi pleqëria,

pos sëmundjes, n’spital

të lodhi vetmia,

“s’ka kohë “,

“s’ka kohë”,

të mendojë për ty,

q e v e r i a …!

 

shkurt 2017

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …