Dritëro Agolli

Me nderime të larta u varros trupi i shkrimtarit të madh shqiptar Dritëro Agolli

Me qindra qytetarë shqiptarë, politikanë e artistë, të afërm dhe familjarë, të njohur e të panjohur, kanë përcjellë për në banesën e fundit shkrimtarin e madh, Dritëro Agolli i cili vdiq më 4 shkurt, në moshën 85-vjeçare. Pas disa orë homazhesh, trupi i shkrimtarit dhe intelektualit shqiptar u përcoll për në Tufinë, aty ku do të prehet dhe do të kujtohet ndër vite nga shqiptarët. Të shumtë ishin edhe ata që në fjalën e mbajtur në homazhe, theksuan se persona të tillë, kanë vetëm një datë, atë të lindjes, pasi vepra e Dritëro Agollit do të ndriçojë e do të përmendet edhe në brezat e ardhshëm.     Ky është lajmi më i rëndë i këtij dimri,  ka thënë shkrimtari Ismail Kadare, kur Dritëro Agolli ndërroi jetë në sanatoriumin e Tiranës.

Për kreun e Kuvendit Ilir Meta, Shqipëria dhe shqiptarët Dritëroin, do të jenë më të varfër, pasi ka humbur një shkrimtar i shquar dhe një politikan i klasit të parë.  “Dritëroi ishte dhe do të jetë reflektimi që erdhi nga e shkuara dhe orientimi ynë për të nesërmen e të ardhmes europiane. Pa Dritëroin, Shqipëria është më e varfër.  Dritëroi është në piedestalin e mirënjohjes së një populli që e deshi shumë. Dritëroi ka bërë dhe do t’i bëjë brezat të gëzohen me të”, u shpreh Meta.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …