Haxhi Shala:

Ka apo nuk ka degë të Nismës në Viti?

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ia mori Nismës për Kosovën edhe degën e saj në Viti.  Ajo bëri të ditur se Dega e Nismës në Viti iu bashkua Vetëvendosjes. Lëvizja po fuqizohet, ka shkruar në njoftimin e saj kjo parti. Ndërkohë Deputeti i Nismës, Haxhi Shala ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të përhapë gënjeshtra dhe mashtrime. Ajo  në një konferencë për shtyp tha se ‘Dega e Nismës në Viti iu bashkua VV-së’ edhe pse kryetari i degës Daut Xhemaili, kryesia e degës si dhe nëndegët e saj vazhdojnë të qëndrojnë te NISMA ata megjithatë vazhdojnë të shërbehen me gënjeshtra. Si duket modeli i alternativës së tyre në themel ka gënjeshtrën dhe mashtrimin e publikut. I sigurojmë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e NISMA-s për Kosovën se ne do të vazhdojmë rrugëtimin tonë”, ka shkruar Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …