Limaj

Fatmir Limaj: Konfirmova për herë të pestë pastërtinë e luftës

Kryetari  i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i njohur gjatë luftës si Komandant Çeliku në konferencën e jashtëzakonshme që ka mbajtur në Prishtinë ka thënë se e mbështet të drejtën dhe të vërtetën. Limaj ka shpjeguar se për 13 vjet rresht  është persekutuar nga drejtësia vendore e ndërkombëtare. “Lufta ime dhe bashkëluftëtarëve të mi është gjykuar për më tepër se nga 20 gjyqtarë ndërkombëtarë, në Kosovë dhe jashtë saj”, ka thënë Limaj. “Sot për herë të pestë marr konfirmim të drejtësisë për luftën time të pastër. Sot për herë të pestë edhe një herë lufta ime dhe bashkëluftëtarëve të mi, ka qenë një luftë për mbrojtjen e mbi 80 mijë civilëve”, ka saktësuar Limaj i cili përfundimisht është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, në Prishtinë më 14 maj 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …