Covid

Ka arritur në 15 mijë e 63 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, ndërsa janë shëruar 12 mijë e 570

Që nga marsi e deri më tani në Kosovë janë regjistruar 15 mijë e 63 persona të infektuar me koronavirus. Ka shkuar në 15 mijë e 63 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, kjo pasi që në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 61 raste të reja. Siç ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 119 pacientë dhe kanë ndërruar jetë dy të tjerë. Bazuar në të dhënat zyrtare të IKSHPK-së, aktualisht numri i të shëruarve ka arritur në 12 mijë e 570, kurse numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 613. Sipas statistikave zyrtare të IKSHPK-së, në Kosovë janë edhe 1 mijë e 880 raste aktive me koronavirus.

Kontrolloni gjithashtu

KFOR rrit gatishmërinë ushtarake në Kosovë, stërvitje të përbashkëta me ushtrinë zvicerane

KFOR ka zhvilluar të martën një seri trajnimesh ushtarake në bashkëpunim me Forcat e Armatosura …