Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

Ka dështuar mbledhja e KQZ-së për shkak të mungesës së kuorumit

Ka dështuar mbledhja e KQZ-së për shkak të mungesës së kuorumit. Në mbledhje munguan anëtarët e KQZ-së nga radhët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Në rend të ditës për shqyrtim mes tjerash ishte njoftimi për afatin e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës dhe vlerësimin. Kjo pikë sipas anëtarit të KQZ-së nga partia e Kurtit, Alban Krasniqi ishte arsyeja e mungesës së këtyre anëtarëve në mbledhjen e sotme. Ai shtoi se në mbledhjen e sotme ishte parparë edhe shtyrja e afatit për regjistrimit të diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit. Sot është afati i fundit për t’u regjistruar mërgata, për të votuar. Kështu kishte njoftuar, tërë me siklet   Albin Kurti, përmes një videomesazhi  duke u bërë thirrje atyre që nuk janë regjistruar, te regjistrohen, deri në mesnatë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …