leoni

Ka filluar asfaltimi i rrugëve në fshatin Leqinë

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me drejtoreshën e Urbanizmit Sanije Ahmeti, inxhinierë dhe profesionistë, kanë përcjellë nga afër punimet në asfaltimin e segmenteve të rrugëve në fshatin Leqinë. Banorët i kanë mirëpritur këto investime, duke falënderuar kryetarin Bekim Jashari për angazhimin e tij, në përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Kryetari Jashari ndër të tjera ka theksuar: “Pothuajse, çdo ditë po vazhdojmë me punë konkrete, në fshatin Leqinë, ka filluar asfaltimi i segmenteve të rrugëve, banorët u shprehen mjaftë të kënaqur me përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Kështu, me punë do të vazhdojmë në çdo pjesë të komunës tonë, ka thënë kryetari Jashari!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ka pritur në takim ekipin për monitorim dhe ndërlidhje të KFOR-it amerikan

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu, të premtën ka organizuar një pritje për …