Ministri Mustafa intensifikon realizimin e pagesave për fermerët përfitues të granteve dhe subvencioneve nga viti 2019

Ministria e Bujqësisë ka bërë ekzekutimin e subvencioneve për sipërfaqe dhe blegtori

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, respektivisht Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ka realizuar pagesat për listën e dytë të përfituesve për pagesa direkte (subvencione) për sipërfaqe dhe blegtori. Numri total i përfituesve për sipërfaqe është 4376 fermerë, në vlerë totale prej 3,293,404.78 euro. Ndërsa, numri total i përfituesve për sektorin e blegtorisë është 2948 fermerë, në vlerë 2,590,059.00 euro. Deri më tani janë realizuar pagesat për rreth 19,500 fermerë në shumën totale prej 17,757,180.20 €. Në procedurë të pritjes për pagesë janë edhe rreth 6500 aplikues për të cilët janë duke u pritur raportet nga kontrolli në terren. Në procedurë të pritjes janë aplikuesit për pagesa direkte sipërfaqe dhe blegtori, si dhe aplikuesit për pagesa direkte për qumësht sipas cilësisë, therrjet e raportuara të gjedhit dhe akuakulturë për gjashtëmujorin e parë 2019. Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë njofton se për shkak të numrit të madh të përfituesve nëpër lista, pagesat e lartpërmendura do të finalizohen nëpër llogaritë bankare të fermerëve brenda javës.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …