Mehmet Musa: Sali Shatri, trim, tribun i Shqiptarisë (1927-1984)

Mehmet Musa: Sali Shatri, trim, tribun i Shqiptarisë (1927-1984)

Sot me 4  nëntor mbushen plot 35 vjet që kur pushoi së rrahuri zemra e atdhetarit të paepur të çështjes shqiptare,e luftëtarit të LDB-së e,organizatorit dhe arkitektit të  grupeve luftarake,e strategut me famë shqiptare, njeriut të aksioneve e të shumë akteve heroike në mbarë  trevat shqiptare të pushtuara nga serbosllavia.

Sypatrembur, luftëtar me zemër prush për ribashkimin e trojeve shqiptare, atëhere kur  iu desh me së tepermi shqiptarisë së coptuar,në ballë  të detyrës,si ushtar i Atdheut u nda prej nesh skifteri i Bjeshkëve të Namuna , stërnipi i Isa Boletinit, Sali Shatri.

Me 4 nëntor të viti  1984,në kullën e Zymer Dulës në Margegaj të Tropojës heroike, ku kishte dalë  me ekipin e caktuar për  të vëzhguar kufirin  në mes Kosovës  dhe Shqipërisë e,që ishte në gjendje gadishmërie,për çdo rast, për të ndërhyre në ndihmë të  vëllezërve të tij që vriteshin e priteshin nga junta e Nikolla Lubiçiqit,në moshën  57 vjeç,pesoi një infarkt biri i shqiponjes dykrenare ,djali i Dardanisë,Sali Shatri, duke lënë shokët e armëve me deshiren dhe mallin e pashuar, për të zhdukur njëhere e pergjithmonë  kufirin që ndante Shqiperinë përgjysmë dhe për  ta shikuar Shqipërinë e të gjithë shqiptarve të bashkuar në një shtet të vetëm.

Sali Shatri u lind në fshatin Tomoc të Istogut në vitin 1927.Origjina gjenetike e familjes Shatri vjen nga Isniqi i Deçanit,Isniqi i Deçanit janë pasardhës të Lekë Vukës e Vukë  Stakës .Leka ka pasur tre djem;Nikën ,Prekën,Canën, kështu që familja Shatri e Tomocit ,së bashku me shaljanët  në fshatin Zhazhë  e Boletin i takojnë  me gjak barkut të Nikë  Lekës të cilët janë shperngulur nga Isniqi rreth viteve 1800-1820.(shiko në librin e Tafil Boletinit faq.22) Babai i Saliut,Ahmet Salihu kishte dy djem Isën dhe Salihun dhe një vajzë Mihanen.

Sali Shatri shkollën fillore e kreu në Gurrakoc. Gjatë  okupimit të mbretërisë  së Jugosllavisë ,me të filluar lufta e dytë botërore, si i ri 17 vjeçar mori pushkën në dorë,dhe mori pjesë aktive  në Luftën e dytë botërore,perkrah luftëtarit  të lirisë Ahmet Salihut që e kishte baba,dhe perkrah shume luftëtarëve të tjerë nga i terë Dukagjini dhe krahinat e tjera.

Ai mori pjese në luftimet që u bënë në Kolashin,Ribariq,Starqeviq,Pazarë të Ri(Novi Pazar)Rozhajë,e deri në Polica te Beranit të Malit të Zi.

Në këto beteja ,krah për  krah me shum luftëtare  anë  e kend Dukagjinit,Saliu u kalit si luftëtar dhe u frymezua për ta vazhduar luftën kundër çetave  çetnike malazeze e serbe deri në frymen e fundit.

Me ardhjen e dy brigadave nga Shqipëria në ndihmë,me komandant kapiten Rudin (Hysni Rudi )dhe kapiten Saten,Sali Shatrin e gjejmë në batalionin  e Malë Sadikut,ku emërohet komandant skuadre ,në kuadër të batalionit.

Ngjarjet që ndodhen më vonë sidomos pas 25 janarit të vitit 1945, kur filluan operacionet në shkallë të gjërë për asgjesimin e brigadave të Shaban Polluzhës nga, Divizioni i 46 serb  ,dhe me ndihmën e Fadil Hoxhës(lexo librin Fadil Hoxha në vetën  e parë faqe 252)Sali Shatrin e gjejmë  me pushke në dorë në ndihmë te brigadave të Shaban Polluzhës.

Atje,ai u njoh edhe me trimin e luftëtarin ,Kamber Nimanin, i lindur edhe ai në vitin 1927 si dhe me Ajet Haxhiun.

Pas shuarjes së kryengritjes së Drenicës me zjarr dhe hekur,dhe pasi e vranë Shabanin dhe të birin (po aty në librin e Fadilit në faqe 252)Saliu që me sa duket nuk kishte renë akoma në sy të OZN-ës të asaj kohe , filloi në vitin 1946 mësimet në gjimnazin e Pejës.

Edhe duke qenë në shkollë mendja e të riut 19 vjeçar , Sali Shatrit, i tretej në luftën e dimërit të ftohët  të shkurtit e marsit 1945 në Drenicë. Ai nuk mund te harronte masakrat që kishte krye ushtria serbo-çetnike dhe disa kolaboracionistë shqiptarë që iu ishin bashkangjitur atyre.

Në ate kohë u hap shkolla normale në Gjakovë dhe të gjithë nxënësit  e gjimnazit të Pejës u transferuan në normalen e Gjakovës.

Ishte viti 1948. Sali Shatrin e gjejmë me të formuar e të paisur me dijet që kishte fituar në normale si nxënës i shkelqyer që ishte. Ai, si pjesa me e madhe e shqiptareve,ishte kunder okupatorit të ri gjakatar sllavo-çetnik e ,sidomos, pas prishjes së mardhënjeve Shqipëri-Jugosllavi në vitin 1949.

Në ate kohe,jo vetem që nuk bëhej fjalë fare për vendimet e Konferencës së Bujanit që u mbajt me 31 dhjetor 43 dhe 1 e 2 janar 1944,ku u mor vendimi që pas perfundimit të luftës kundër nazifashizmit trojet Shqiptare të jenë  të unifikuara në një shtet të perbashkët shqiptar,por kishin filluar dhe perndjekjet e çdo shqiptari që shprehej per to ,ose kishte luftuar kunder çetnikëve të Malit të zi. Istogu me rrethinë që njihej si “Lugu i Shkieve” ku jetonin pasardhësit e Miliç Kerstiçit e Savë Llazareviçit ishte krahina ku shqiptarët u persekutuan me shumë se kudo tjeter .Ne këto rrethana, Sali Shatri si njeri vizionar që ishte mori vendimin që luftën për çlirim e bashkim ta vazhdoj nga shteti amë ,Shqipëria.Në një natë vonë në dhjetorin e vitit 1949,ai kaloi  kufirin e hekurt me  Shqipërinë mëmë. Duke u përshendetur me malet,fushat e tokën e Kosovës ,ai u betua në vijen e kufirit se nuk do t’ia kthente kurrë shpinën Kosovës .Ai u betua se ditën e natën , sa here që do t’a e kërkoje  nevoja “unë biri yt  Kosovë”do të jem pranë njerëzve , halleve dhe  vuajtjeve  tuaja deri sa te më rrahë damari i gjakut të jetës s`ime.

Në Kosovën e ripushtuar ushtarakisht çetnikët e drazhistët, si Branko Zhuvali,në postën e policisë në Kuqishtë ,Vujë Vujvodiçi e Vojo Slaviçi,Mirk Iliçi komandant policie ne Gjakovë për 18 vjet,Lak Knizheviçi i cili amnestonte luftëtarët të cilët gjunjëzoheshin para shantazheve të Serbisë,dhe i rekrutonte në UDB-ë, kapetan Mujashi që  në kokë mbante plisin e bardhë në shenjë nënçmimi për shqiptarët,Jovë Bajati, inspektor sigurimi për kufirin, e shumë të tjerë që tashti i kishin duart të lira,nuk i kursyen masakrat me çnjerzore kundër shqiptarëve.

     Ahmet Sali Shatrit,burrë me nam e nishan i kësaj ane,nam që e kishte fituar në luftën kunder çetnikëve në vitin 1944.Në propaganden e kohes e me vone ajo cilsohej si luftë kundër partizanëve,ndërsa në të vertetë ishte luftë kundër  çetnikëve serbo-malazeze që kishin vënë  nga një yll mbi ballë për të vrarë e prerë sa më shumë shqiptarë, Ahmet Salihit që mbante me vete si një shok të pandarë, një kalë shale, qe i kishte hije kur  me atin e tij i binte trup e tërthor Istogut e,që shkije e shkina ia kishin zili, kur u mor vesh që djali i tij Sali Shatri u arratis në Shqipëri, menjëhere i bastisën shtepinë. E lidhën duar e këmbë dhe e torturuan në mënyrën  më çnjerzore, dhe e derguan në një kamp përqendrimi  në Banatë.Me që nuk mundën  ta zinin të gjallë Sali Shatrin,në shenjë hakmarrje OZNA internoi edhe djalin e tij Isë  Ahmet Shatrin,nipin Selman Shatri nipi i Ahmet Salihut,dhe dy gratë e Ahmetit Zepen dhe Zelfijen.Në Banatë ,në internim,ata gjetën edhe një familje nga rrethi i Pejës, një familje nga Kaçaniku dhe, nga Prizereni;Jakup Brahen me të shoqen Halimen,djemt Qemal,Dinë dhe Meriman Braha.

Keqtrajtimet qe iu bëne këtyre  familjeve, për me shume se 4 vjet, ishin edhe me të egra se në kohen e inkuizicionit. Ne ate kohe Sali Shatri ishte në moshen 22 vjeç.

Në Shqipërinë e dy viteve pas luftës  ishte krijuar një gjendje tejet e rëndë dhe e vështirë. Tradhtarët e vendit pas vrasjeve në front ballë-përballë,kishin organizuar edhe vrasje pas shpine, tinzare, kundër pjesemarresve të luftës nacionalçlirimtare,siç ishte rasti me diellin dhe yllin e Mirditës Bardhok Bibën.

Nga lufta çdo gjë ishte djegur e  shkaterruar.Gjendja ekonomike ishte në „0″.

Nga të gjitha trevat shqiptare,të okupuara nga serbosllavija,kishin ardhur shum familje.Kushtet për sistemimin e tyre ishin shume të veshtira.Mungonin edhe gjërat  më elementare.Procedurat që duheshin ndjekur ndaj të ikurve nga trevat shqiptare e veshtiresonin gjendjen akoma më shum.

Jugosllavia nuk ishte e ngopur vetëm me aneksimin e Kosovës  dhe trevat e saja të okupuara,por,kishte oreks të gllabëronte tërë  Shqipërinë dhe ta bënte një republikë të shtatë të Jugosllavisë.

Qellimi i aneksimit të Shqipërisë si republikë  e shtatë  e Jugosllavisë ishte djallezor e kriminal.Kjo do të ishte rruga me e sigurte për të boshatisur Kosovën e krahinat e tjera shqiptare nga shqiptarët e për t’i kolonizuar ato me sllav.

Duke ushtruar terror,dhunë,vrasje dhe burgosje, mëqe nuk do te kishte me kufi administrativ në mes Judgosllavisë dhe Shqipërisë,të gjithë shqiptarët e Kosovës dhe krahinave tjera nga, dhuna e terrori do te largoheshin per në Shqipëri e, të tjerët , të ndikuar nga besimi fetar ,do të iknin për  në Turqi e disa në Kroaci.Për  të realizuar këte qellim kriminal e djallezor shteti jugosllav kishte mobilizuar e angazhuar të  gjitha strukturat sheterore,fetare qe shume shqiptarë të arratisur, që ishin rekrutuar nga OZNA për interesat e serbosllavisë.

Në këte kontekst duhet shikuar edhe largimi e veshtersitë  që hasi pasi la Kosovën trimi e atdhetari Sali Shatri.

Ai jetoi për  rreth 6 muaj ne një shtallë të një prej kooperativave bujqesore,   në rrethin e Durrësit. Në mesin e shume të arratisurve ai gjeti edhe shokun e tij të idese e jetës së mëvonshme ,Shaban Brahën.

Qendrimi i Sali Shatrit dhe Shaban Brahës, rreth 6 muaj në mesin e qindra e mijërave të arratisur nga të gjitha trevat shqiptare,ishte i vështirë dhe i lodhshëm.Pavarersisht kësaj gjendjeje atij gjithnjë  zemra i rrihte dhe mendja i shkonte  të Kosovë  shkreta,të hallët dhe vuajtjet e  saj. Pas 6 muajve duke u dalluar si njeri me kapacitet dhe aftësi  të pakufizuara atdhetare,si një burrë vigan e i kalitur në luftëra , Sali Shatrin dhe Shaban Brahen i transferuan  në Tiranë, ku për  ta përkujdesej  atdhetari Halit Kaçanolli nga rrethi i Llapit si dhe qeveria e shteti shqiptar.

Pas kalimit të  procedurave të natyrshme,ndaj disa të rinjëve nga trevat shqiptare dhe duke u testuar në aftesitë  psiko- fizike të tyre,saktësisht në qershor të vitit 1950 me urdhër direkt të Enver Hoxhës formohet “Sektori i Rëndësisë  së Veçante për Kosovën dhe trevat shqiptare të okupuara nga Jugosllavia” i cili u vu nën drejtimin e luanit të Dardanisë , sypatremburit Sali Ahmet Shatri nga Tomoci i Istogut.Ndrekohe,veç punes së perditeshme,ai vazhdoi studimet në fakultetin juridik ku u diplomua me notat me të larta dhe para afatit të caktuar.

Detyrat dhe planet e sektorit ishin:

Të mbahen dhe të aktualizohen lidhjet me elementë  të vendosur atdhetarë,për realizimin e vendimeve të Bujanit në një kohë sa më të përshtatshme,

Të shkonin me detyra të caktuara në terren ,në të gjitha trevat shqiptare të okupuara nga Jugosllavia për të paralizuar perpjekjet e propagandes serbe kunder Shqipërisë dhe për të demaskuar tradhetaret qe ishin vene në  sherbim të shtetit serb.

Te armatosnin  shokët dhe të terhiqnin në bashkepunim sa më shumë atdhetarë që e duan një Shqipëri të të gjithë shqiptarëve.

Te eliminonin njerz të caktuar të pushtuesit jugosllav pa marë parasyshë përkatsinë nacionale.

Të mos binin të gjallë në dorë të armikut.

Udhëtimi në terren bëhej pa pasur me vehte as një lloj dokumenti identifikimi e çdo here fisheku mbahej në tytën e armes.

Pas çdo hyrje e dalje nga Kosova  të raportohej,me saktësi dhe korrektësi,për sukseset në terren apo humbjet eventuale.

Ekipi i këtij  sektori ishte i perbërë kryesisht nga djem me përardhje nga trevat e okupuara shqiptare, nga persona që shquheshin për  trimëri  dhe guxim të pashoq,që kishin dhënë  prova për  zgjuarsinë,guximin,trimërine e vendosmerinë e tyre.

Në ndihme të ekipit ,sipas kërkesave dhe nevojës ishin në dispozicion  oficerë të stërvitur ushtarak shqiptare.

Të mblidhnin informata të hollsishme për elementet shqiptare të rekrutuar nga organet e OZNES  e  UDB-es.

Të takoheshin ata që kishin kryer shërbimin ushtarak dhe të pyeteshin se çfarë flitej nga oficeret e sigurimit në ushtri , për Shqipërinë.

Udhetimi duhet të ishte tepër sekret. As familja e ngushtë nuk duhet te dinte për  punen që benin.

(Keto jan disa nga  shenimet të dhena autorit të ketij shkrimi nga Shaban Braha, kur ai kishte qenë për një javë mysafir në shtëpinë e tij,në Gjermani, në vitin 1995 ) .

Keshtu filloi një tjeter jetë për sokol djalin Sali Shatri,jetë entuziazmi e aktiviteti atdhetar.Çdo ditë e natë në front, plot me rreziqe,çdo  here me pushkën e gateshme dhe me gishtin në kamëz  i vendosur,i betuar e modest , i sinqertë që vështirë t’i gjendet sot shoku i tijë .

Shokët  e idealit të tij, disa nga lufta e dytë, disa nga gjimnazi i Pejës,disa nga normalja e Gjakovës kishin filluar të terhiqen nga veprimet aktive,  duke menduar se Sali Shatri ,i rehatuar në Shqipëri nuk do vijë  më në këto vise të robëruara,por ata shokë,ndryshuan mendjen kur,pa pritur ,u vizituan nga shoku i tyre , siç quhej në atë kohë, diversanti Sali Shatri.

Viziten e parë ai e beri të vëllezërit Brahim e Ahmet Salihi,pra në oxhakun ku kishte lindur.Pastaj shkoi te dhendërri i tij Ramiz Buleshkaj nga Istogu i poshtem të Nezir Rexhepi e Halit Rexhepi nga Llugat,Muzli e Rrustem Ali Visoqi nga Llukavci i Begut,Bajram Keqa ,Zekë Halili e Idriz Sejdiu nga Shushica,të Avdyl Asllan Shala e Mustafë Ademaj (Dr.Mustafë Loxha) nga Loxha,të Kadri Bajraktari nga Raushiqi ,të Idriz Cani, nga Vokshi i Deçanit,Sadik Ramë Tahirsylaj e Ali Mehmet Balaj nga Isniqi,Isuf Delia  nga Rakoci,Isë  Zheli e Zhel Hasani nga Rakoci,Muharrem Haxhiu nga Vaganica e shumë  e shumë të tjerë.

Numëri i atyre që bashkevepruan dhe strehuan Sali Shatrin me shokë  eshtë i madh e anë e kend trojeve shqiptare.

Në një aksion ne fshatin Drenoc të Deçanit,UDB-ja mesoi për  pranine e tij atje  dhe e rrethoi Sali Shatrin,por Sali trimi,me shokë e çanë  rrethimin me pushkë,duke vrarë  tre polic serbë dhe duke plagosur rëndë dy të tjerë .

Në Lug të Baranit ai sebashku me dy shokë , Avdullah Salihun dhe Shaban Zenelin ishin të rrethuar perseri  por, policet serb të stacionit të Qallapekut e paguan keq rrethimin e tyre, duke lëne të plagosur dy prej tyre.Pastaj në fshatin Zagermë afër Pejës,ku ishte një poligon ushtarak i kazermës Miladin Popoviç të Pejës,në grup ku ishte Sali Shatri Ramadan Shala,Shaban Braha dhe rapsodi i mirnjohur Dervish Shaqa,bien në një pritë me ushtarët serb, ku vritet një kapetan i klasit te parë dhe dy ushtarë serb,revolën e kapitenit të vrarë e,mbante si kujtim Ramadan Shala gjatë tërë jetës së tij.

Ne takimin e vitit 1995, kur Shaban Braha ishte në shtëpinë time,në Gjermani me ka treguar edhe një ngjarje të ndodhur në Preshevë.Ata ishin vetem të dy,me Saliun ,për zbatimin e një detyre të rendesishme.Ata kishin hartuar një plan operativ preciz,pas zbatimit te të cilit e kishin lënë të takohen në një vend të caktuar,në oren 2 pas mesnate.,në afersi të  fshatit Rahovicë.

Diku, nga mesnata ,u dëgjuan të shtëna armësh dhe mua më shkoi mendja për  keq se mos dikush kishte vrarë Saliun,Në ora 02 të natës arrita në vendin e caktuar,ku ishte një situatë relativisht e qetë  dhe degjoheshin vetëm të lehurat e qenëve. Çdo minut që kalonte pas orës 02 ,mua më dukej një përjetësi.Rreth orës 02 e 45 min.dyshimi mu shtua akoma më shume ,se, Saliun e kishin vrarë dhe ne këte gjendje shpirtërore po mendonja me vete time se si da t’a percillnja këte ngjarje të trishtuar.Në mendje formulova edhe permbajtjen e njoftimit qe pak a shume do te ishte ky:”sot me datën 23 mars 1967,ra  heroikisht në krye të detyrës dhe në shërbim të Atdheut ushtari besnik i popullit dhe Atdheut dragoi Sali Sali Shatri.U bëra gati të shtie dy here ne ajër në shenjë respekti për te,por ,rreth orës 03, degjova një shusherimë të lehtë  nga lëvizja e dikujt dhe,për shkaqe sigurije ,e drejtova armën andej nga ndihej zhurma.Përsoni që po vinte ishte vetë  Saliu,

Pasi u perqafuam e me sqaroi për shkakun e vonesës,une i tregova përjetimin tim në lidhje me situaten dhe i tregova për njoftimin që kisha menduar te bënja nëse ai do të ishte vrarë me të vertetë.Pastaj, nisëm rrugën në drejtimin e caktuar.

Saliu, me humorin që e karakterizonte, e tregonte këte ngjarje si barcoletë dhe sa ishte gjallë i thoshte Shabanit:” sikur të kisha shkruar une për  “vrasjen” tënde , do të shkruaja më mirë për ty seç do të shkruaje ti për mua .”

Një rast i tillë ndodhi edhe ne Shqiponje (ish Jabllanice) të Gjakovës.

Raste të tilla ka mjaft por fatkeqsisht materialet e arkivave shqiptare që  bejnë fjalë për  veprimtarine atdhetare të asaj kohe janë zhdukur dhe asgjësuar  nga njerzit edhe më të zinj se nata,pas viteve të 90-ta, me qëllim që të zhduket çdo gjurmë e aktivitetit atdhetar të asaj kohe.

Në vitin 1969 një zyrtari  të lartë partiak të Kosovës , Ali Boletinit që ishte biri i Tafil Boletinit i kanosej rreziku për  tu mbyllur  pa afat në burgjet jugosllave.Në këto rrethana ai vendosi të arratisej në Shqipëri.Për t’a ndihmuar ai  gjeti Ali Zymer Balën nga Isniqi.Me të kaluar kufirin ,në postën kufitare shqiptare erdhen nga Tirana zyrtare të lartë  për të bërë formalitetet e nevojshme.Në mesin e tyre ishin edhe Sali Shatri e Ramadan Shala nga Loxha,

Ali Zymeri deklaroi se ai kishte ardhur për  ta shoqeruar e shpëtuar  nga Serbia Ali Boletinin dhe se do të kethehej përseri në Kosovë.Për  të siguruar kethimin e tij pa rrezik u ngarkuan dy ushtarak shqiptarë dhe Sali Shatri e Ramadan Shala të cilët e shoqeruan deri pranë shtëpisë së tij të vendi i quajtur gështënja e vetme mbi Isniq,duke i thënë se do të  rrinin atje edhe 5 orë për të qenë të sigurtë se çdo gje ishte në rregull .

              Njohja ime për herë  të parë me Sali Shatrin.

        Deshira e çdo shqiptari për  të vizituar Shqipërinë, në ato kohë ,ishte e madhe dhe një ëndërr ,ndërsa e atyre individëve, grupeve apo anetareve të  organizatave ilegale ishte ëndërr  me tendencë  të bëhej realitet.Kështu , një grup shokësh  dhe shoqesh u organizuam, gjithsejt  14 veta,dhe rregulluam vizën  në ambasaden shqiptare në Beograd për të bërë një vizitë 10 ditore në Shqipëri . Me 1 mars te vitit 1981 u nisëm  nga Prishtina me autobus deri në Strugë e ,nga Struga , me taksi deri ne kufi në qafë thanë.

Ka qenë ora 13 e  datës 1 mars 1981 kur,arritëm në Shqipëri.Atje na priste një minibus që ishte angazhuar enkas për  ne me shoqërues  Vasil Trojanin profesor në universitetin e Tiranës  dhe një Dedë ,nga Shkodra (nuk me kujtohet mbiemëri i tij)

Në grup,veç meje ishin edhe Xhemal Berisha nga Pozhari,si dhe Bardh Hamzaj e Mursel Daja kondukter autobusi nga Gllogjani.

Çdo dite deri në ora 14 ishim të zënë  me vizita në tërë Shqipërinë , në shkolla,muzeume,dhe objekte me rëndësi të veçant historike,si në Butrint të kalaja,apo në burgun ku kishte qëndruar në kohën e fashizmit Bule Naipi e kështu me radhë.

Një ditë,shoqeruesi më tha se kisha një vizitë dhe une menjëhere u paraqita në  vendin e caktuar.Mendova se mund të ishte dikush nga fshati im e që kishte ikur në Shqiperi me perpara,por pashe një mesoburrë të panjohur,  me mustaqe të zeza,me të cilin u perqafuam sikur ishim  të njohur me gjysh e babgjysh prej kohësh.

Hajde Isniq me tha,dhe une pa të keq i thashe tungjatjeta Shalë! Nga e di ti fisin tim? -me pyeti dhe une iu pergjigja se në Isniq vetem shalë  ka,dhe ju jeni nga Isniqi,duke krijuar pershtypjen se une e njihja.Ne fakt ,une mendoja se ai ishte Dervish Kukleci, nga Isniqi ,që kishte ikur në Shqipëri ne vitin 1956,57.

Nga biseda me te m’u krijua pershtypja se ai ishte nga Isniqi,sepse ai me pyti për të madh e të vogël në fshat,për pleq të fshatit,qe i njihte me emër e mbiemër si ata që ishin në rrugë të drejt si për ata që ishin në rrugë të shtrembër. Me pyeti, në veçanti,  për Sadik Ramën e Tahirsylaj,se si eshtë me shëndet pas daljes nga burgu.Me pyeti per Ali Mehmetin dhe Ali Zymerin e Balajve të  cilët që të dy kishin qenë të burgosur.Me pyeti për bjeshkët  e Isniqit, për Roshkodolin Pleqen e Bellenë që thua se i kishte shkelur me këmbë para një jave. Me pyeti per isniqasit që jetonin në komunen e  Istogut. Me pyeti për mësuesin që mbante nofkën Popoviç, dhe ishte i ngarkuar te survejonte Tomocin.

Gjate bisedes tepër  shoqerore,korrekte e të sinqert ai fshinte shpesh here me shami djersët dhe lotët që i rridhnin ga sytë. Pas kesaj biseda vazhdoi ne një menyre me “zyrtare”. Une e luta të prezantohej kush ishte dhe mendja me shkonte se nese nuk ishte Dervish Kukleci ky,duhet të ishte Sali Shatri sepse nuk kishte burre mbi 18 vjeç,në Dukagjin ,që nuk kishte degjuar per emerin dhe vepren heroike të Sali Shatrit,bile,bile ishte mitizuar emëri i tij se Sali Shatri është shpend me krah,dhe s‘mund ta zë plumbi i shkaut.Me në fund me tha se jam Sali Shatri, Pyetjet ishin nga me te ndryshmet.Ai donte te dinte disponimin për një rrebelim të shqiptarëve për të kërkuar të drejta më elementare,  donte të dinte nëse radio dhe televizioni shqiptar degjoheshin e ndiqeshin nga njerezit.

Ai donte te dinte edhe për kushtet e jetesës së studentëve,për leksionet që merrnin e probleme të tjera që une as që i mendonja.

Duke u interesuar për rrjetin agjenturor të UDB-së dhe bashkpuntorëve të  saj,ai me pyeti për persona të veçant  për të cilët une vetëm sa kisha dëgjuar por nuk i njihnja ,ndërsa foli me një respekt të veçant për grupin e hoxhëve dhe,aktet heroike të tyre të;hoxhë Zekë Berdynaj,Hysen Berisha dhe Ramush Shatrit.

Në vijim te bisedes ai me foli për  sektorin ku ai punonte,për qëllimin dhe rendesinë që ka Sektori i Rëndësisë së Veçante për shqiptarët nën  okupimin jugosllav.

Ai ishte i mireinformuar, për problemet në terren,që krijohen ,në shume raste ,më tepër nga elementet shqiptarë në Kosovë  se sa nga vetë  serbet.

Ai ndihej i merakosur për faktin se shum nga shqiptarët janë të rekrutuar në shërbim të UDB-s dhe shprehu keqardhje pėr personat që shteti serb iu ka vrarë  familjarët dhe ata prape i shërbejnë atij..Ai permendi rastin që Blagotë Popi i ka vrarë xhaxhain, Osë Dautin nga Kali i Shalës dhe,nipi i tij i shërben Serbisë..

Unë e pyeta a eshtë  Osë Dauti ngai Isniqit?Ai më tha jo, eshtë nga Llugat.

Duke folur për 4 mësuesit  e Popullit që i njihte me mër e mbiemër, Ramadan Shala,Ismail Bala,Metë Alaj dhe Tahir Dushi të cilët u vranë në pritë  në Shishman të Bokës në vitin 1953 nga  UDB-a ,të tradhetuar nga “miku” i shtëpisë, Sali Gashi, nga Muzhevinat e Istogut,ai me sqaroi se Sali Gashi, me direktiva të OZNES ,kishte organizuar këte prite për t’i vrare.

Sipas porosive të tyre ai ju thoshte mesuesve të  perzgjedhur se dinte me siguri se do te arrestoheshin dhe “per t’i shpetuar” ju ofronte “ ndihmen” per t’i kaluar ne Shqipëri me anën e miqve të tij .

Në këte mënyrë ai kishte planifikuar të nxirrte në pritë edhe 6 mësues  të tjerë për t’i vrarë. ,Në këte grup bënte pjesë edhe mësuesi  Imer Binak Balaj nga Llugat,që ishte djali i xhaxhait i njerit prej mesuesve të vrarë më parë, Ismail Shaban Balaj por ky plan nuk funkskionoi . Gruaja e mësuesit  Imer Binak Balaj ,Eminja,qe ishte motra e Sali Gashit,i tha atij duke qenë vetëm të dy, se po t’a gjente gjë burrin e saj,ajo do t’i priste kokën me sopatë .

Nga frika se e motra do të hakmerrej kundër  tij dhe do t’a dekonspironte Sali Gashin si agjent të OZNA-s ai u detyrua të tërhiqej  nga plani makaber për  një masakër të dytë,  ndaj   6 mësuesve të   tjerë shqiptarë.

Duke vleresuar aktin e Eminës , Sali Shatri tha:” lavdi i qoftë Eminës sepse u shpëtoi jetën edhe 6 mësuesve të tjerë”!.

Biseda zgjati deri në  oren 2 pas mesnate kur  Saliu me ketheu perseri në  hotel dhe në ndarje me tha: “ do të shihemi prapë dhe me shpesh,bile edhe në Isniqin e Lekë Vukës !”.

U ndamë duke u ;pershendetur me grushtin lartë.

Takimi i dytë dhe i fundit!

Me 11 mars 1981 ,pasi e kryem vizitën në Shqipëri,  diku rreth ores 12 të ditës, arritem në Han të Hotit .Që nga  aty, prape me taksi  arritëm në Podgoricë  e nga Podgorica , në Prishtinë me autobus, ku arritem  rreth ores 04 të mëngjesit.

Kur arritem të konvikti i studentëve në mes barakës numër 1 dhe konviktit numër  4 të studenteve pamë një zjarr të madh të ndezur dhe një grup prej 50-60 studentësh që këndonin këngë  atdhetare…

Mësuam  nga shokët se ,nga ora 19 e 11 marsit ishte zhvilluar një demostratë  me kerkesa  të natyres sociale,,për permiresimin e kushteve të jeteses së studenteve.

Duke parë këte ngjarje,mua me shkoi mendja të takimi me Sali Shatrin,në Tiranë  që  ishte i sinqerte,korrekt e i paster tamam sikur të ishim babë e bir.Ai me kishte pyetur per predispozicionin e njerezve për revolta apo rrebelim dhe ngjarja që perjetova sapo u këthyem  në Kosovë ishte pergjigja me sakte per pyetjen e tij .

Me pas ndodhën ngjarjet e   26 marsit ( dita e stafetes së satrapit Tito,)pastaj ngjarjet e 1,2 e 3  prillit e të tjera, që për njerzit e interesuar janë të njohura ato ngjarje historike të cilat do të ishin pergjigja me e sakte për  pyetjen që ai me drejtoi mua për mundesinë  e rebelimit,demonstratave,dhe kryengritjës  në Kosovë.

Pas ketyre ngjarjeve une isha plotesisht i pregatitur per t’i thënë me krenari Saliut se Kosova eshtë zgjuar dhe e gateshme t’a çojë në fund idealin historik shekullor për bashkimin e trojeve shqiptare qoftë edhe me luftë.Nga vetë thirrja;Republikë kushtetutë ja, me hatër ja me luftë!!!

Ne takimin e marsit 1981 e kishim lënë me Saliun që të kontaktoheshim nepermjet ambasades shqiptare në Wienë e jo në Beograd.Atje lidhjet do t’i mbaja nepermjet punonjesit të asaj ambasade me mbiemër Bushati.

Në verë të  vitit 1981 shkova në Gjermani,për  disa detyra të caktuara por edhe të punoj për të fituar ca para për studimet e mija., Punova në fabriken e këpucëve në Salamander në Konwerstheim pa problem sepse lejën e punës ma rregulloj Bardhoshi.

Ne këte udhetim,nuk munda të kontaktohem me ambasadën shqiptare në Wienë dhe përsonin e caktuar dhe u ketheva përseri në Kosovë në fund të nëntorit 1981.

 E pastaj në prill të vitit 1982 shkova në Zvicer për të punuar e për të takuar me shokët e organizatës së atjeshme.

Fillova të punoj në fshatin Epany të qytetit Bulle në fabriken e sallamit.

Atje ,ne një nga ditët e punës , pa ndonjë paralajmrim ,erdhen dy zyrtare të ambasades shqiptare në Vienë njeri   quhej Klime Prifti dhe  tjetri e kishte mbiemerin Bushati..Ata më kerkuan që ,pasi te mbaroja punën  e sezonës ,të shkoja në Austri dhe nga Wiena të fluturoja për ne Tiranë.

Gjatë qëndrimit në Zvicerr me përpjekjet  e të pavdekshmit Enver Topalli formuam në qytetin Bulle klubin shqiptar Shote Galica.

Në kuader të aktivkitetit të ketij klubi nuk do të harroj gjer sa të vdes ditën e shtune të 1 mait 1982 kur shkuam me dy shokët e mij, qe nuk jetojnë  më ,Hasan Kadriun nga Presheva dhe Xhemal Islamin nga Bujanovci në një demonstratë në Gjeneve që ishte organizuar nga sindikata e punëtoreve me ndihmën e aktivistit të çështjes së Atdheut  Kadri Abdullahu dhe shokëve të tij që militonin rreth klubit Ikballe Prishtina në Geneve,në mbështetje  të kërkesave gjithpopullore të Kosovës.

Me 26 qershor të vitit 1982,ne Berne u bë një nga demostratat me madheshtore të organizuara ndonjë here në Europe.Kjo demostrate u be,pasi me 14 maj te vitit 1982 ishin bashkuar tre grupet ilegale dhe formuan LRSHJ(Levizja per Republiken Shqiptare ne Jugosllavi)Po atë ditë kishte filluar punimet edhe Kongresi i XII i LKJ në Beograd.

Duke u kthyer nga Geneva për në Bulle ,Hasani mori edhe një shok me vete.

Ai u prezantua ne fillim, si boshnjak nga Rozhaja. Të nesërmen, me 2 maj, të dielen, Hasani erdhi perseri me ate shokun “boshnjak”por që tani fliste shqip.,

Folem gjatë  e gjërë  për hallet e shqiptarisë në pergjithsi.Une nuk e dija kush ishte personi me të cilin po bisedoja.por shokët më thane se eshtë një  kushëri i Adem Demaçit .Me vonë mora vesh se ky kishte qenë djali i Demë Sadrisë..

Në fund të tetorit të vitit 1982 udhtova nga Wiena për  në Tiranë. Në aeroport kishte dalë per të më pritur personalisht,i pavdekshmi dhe burri më i madh që ka nxjerrë Dukagjini gjer me sot Sali Ahmet Shatri.

Qëndrim im prej 7 ditësh do të ngelet të unë si një enderr që nuk mund ta përshkruaj  edhe sot e kësaj dite.

Këto shtatë dite që për mua nuk ishin as shtatë  orë .Nuk e dinim ne ishte dite apo natë.

Në fillim ngushëlluam njëri tjetrin për shokët e idealit që ranë më 17 janar 82, per t’u bëre të pavdehshem,Jusufin Kadriun e Bardhoshin. Dua te theksoj se per mendimin tim tha Sali Shatri,Jusuf Gërvalla eshtë Hasan Prishtina i dytë i Atdheut tonë!

Pas kësaj une i pershkruajta me hollesi ngjarjet e vitit 1981,ku nuk kishte ditë pa pjesmarjen time,

Ai me tha,se perpjekjet tona kanë qenë që ato demonstrata të organizohen dhe zhvillohen në nëntor të vitit 1978,sepse pas qershorit të vitit 1978 dhe festimit të 100 vjetorit të Lidhjes së Prizerenit, në qytetin e Prizerenit,kemi menduar se nivestimi që u bë me këte rast për çështjen kombëtare do të arrihej në nëntor të vitit 1978, qe ishte 10 vjetori i demonstratave të vitit 1968,dhe që do t’a detyronin satrapin Tito të studionte më mirë kerkesat legjitime të shqiptarëve nën Jugosllavi.Ne atë kohë edhe ndikimi i faktorit serbomadh ishte shum më i vogël në federatë.Megjithate ,shtoi ai,luftra për çlirim nuk eshtë kurrë vonë.

Një nga njoftimet me të rendesishme që i bera ishte komunikata e lëshuar  me 26 qershor të vitit 1982,nga Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare në Jugosllavi,të cilën  Saliu,ne ;prezencen time e lexoi tre here, sidomos pikën nr.3, ku thuhej” LRSHJ-a  do të luftojë për formimin e Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi, në të cilën duhet të përfshihen të gjitha territoret etnike shqiptare dhe, për realizimin e këti qëllimi do të shërbehet  me të gjitha mjetet  që lejon etika revolucionare;duke u nisur nga bindja politike dhe gjer tek revolucioni i armatosur, po qese e kërkon nevoja.

Pasi e lexoi ai tha:” kjo që shkruhet e thuhet në këte komunikatë eshtë një bombë  atomike për Jugosllavine!”Kjo komunikate duhet te shperndahet, në të gjitha trojet shqiptare të okupuara dhe, të masat e gjera popullore.Duket se lufta eshtë e pashmangeshme dhe ju duhet të llogarisni shumë në ndihmën e shtetit shqiptar,se eshtë detyrë e jona morale e kombëtare sepse Kosova eshtë Shqipëri.Ne fund të  fundit, duhet të llogarisni edhe armatimin,  sepse qeveria shqiptare i kushton rëndësi të veçante mbrojtës së Atdheut dhe,prodhon armatim jo vertem për Shqipërinë por për 6 milion shqiptare.

Në bisedë e sipër më  pyeti se ke njihja une nga laxha Shatraj të Tomocit dhe une i permenda Rexhep Sadrinë,që punonte në rrethin e Stuttgartit,Lush Hasanin e Mustaf Lushin, Rexhep, Sadik e Xhafer Halilin, Hysen Kadrinë ,Shabanin,Hyrijen,Kadiren, Mejremen,Naserin e Skenderin.Ai shprehu  keqardhje shum të madhe për vdekjën e dyshimte të Xhelalit,ku unë as që kisha ndëgjuar për atë vdekje tragjike,por që ndëgjoja për herë të parë nga Sali Shatri.

Pastaj më pyeti  për shokët  ku mundë  të mbështeteshim  në rast nevoje.

Folem edhe për punëtorët e sigurimit jugosllav që ishin pjellë bastarde shqiptare.Saliu shprehu keqardhjen për faktin që më shumë se 10.000 (dhjetë mijë )shqiptarë, në terë hapsirat shqiptare nën Jugosllavi ,punonin perë interesat e UDB-ës dhe Serbisë e,nuk mundë  të gjeshë vetëm një serb që punon për  iteresat shqiptare.

Një diçka që më ngelet pikë në zemër tërë jetën, më tha, eshtë akti injë djali trim, nga Suhareka(nese nuk kam harruar) të cilit çetnikët serbe i kishin vrarë babain,kur ai ishte akoma në barkun e nënës, sepse babait të trimit i kishin munguar 3 kilogram misër,në kohën e (otkupit). Kur djali lindi e u rrit ,e ëma i tregoi emërin e vrasesit të babait të tij  që quhej Pera i cili, pas plenumit të Brioneve,ishte graduar dhe ishte bërë drejtor i postës në Prishtinë.

Një ditë,i armatosur me nje revole ai shkoi në Prishtinë për të larë hesapet me malazezin vrasës .Pasi mesoi se Pera drekonte çdo ditë në një gjelltore ( që ishte pranë tre sheshirave)dhe e gjeti atje duke ngrenë  drekë, trimi i tha kamarierit se sot do t’ia paguante ai dreken Perës.sepse i kishte nje borxh .Pera i thot falëmnderit trimit, por nuk po më kujtohet borxhi qe me ke. .Trimi i tha: nëna me ka treguar se te kemi borxh 3 kilogram misër nga koha e (otkupit)sepse babait tim i kishin munguar ; dhe une po t’i kethej sot e pasi nxori revolen e qelloi duke e vrarë në vend.

Nje informator i yni nga Kosova na ka thënë se djalin e kanë  vrarë policia menjëhere   dhe në vend të tij kanë rekrutuar një bashkpuntor të UDB-ës dhe e kan nisur për në Shqipëri! Ne e kthyem  mbrapsht të dyshuarin dhe, se ende nuk kam mësuar të vërtetën rreth asajë se qfarë ka ndodhur në të vërtetë .

Kane ndodhur edhe raste të tjerë kur shqiptarët nga Kosova jane derguar të kamufluar nën petkun e atdhetarisë por kane qenë agjente të UDB-ës kur ne i kemi ndihmuar  i kemi çuar  në Europë ata, janë kethyer perseri në Jugosllavi.!Por ka të atillë që me ndihmën tonë kane dalë në Europë dhe kanë mbajtur qëndrim burrëror të pa thyer!!!

Së fundi u sosën shtatë ditë që kaluan si 7 orë. U pershendeta me Saliun si vëllai me vëllanë me premtimin se do të shiheshim perseri por vdekja u tregua e pa mëshireshme  dhe e pabesë ndaj Sali Shatrit duke na e rrëmbyer pikërisht  si sot,,ara 35 vjeteve dhe duke na ndarë nga një  jetë e bujshme, plot me mundime,sakrifica,e akte heroike anë e këndë  trojeve të okupuara shqiptare nga Jugosllavia. Pushoi së rrahuri zemra e birit të Dardanisë  Sali Shatrit,i cili na la   si amanet vazhdimin e luftës deri në fitore.Jeta e tij,me perkushtimin atdhetar ishte një frymezim për të gjithë.Mundi,djersa e sakrificat e tija për  me shumë  se 40 vjet, janë një gur i palekundshem në themelet e Kosovës së diteve të sotëshme dhe të Shqipërisë së nesërme.

Duke qëndruar besnik ndaj Atdheut, në këmbë dhe të gatshëm si ushtare të Atdheut me nder e krenari këte amanet e kryen djemt dhe vajzat e Kosovës duke u radhitur në radhët e UÇK-së të prirë nga legjenda e gjithë legjendave Adem Jashari. E kryen djemt e Shatrajve,në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare,e kryen nxenësit e Sali Shatrit,Xhaferi e Naseri,ndërsa në faqet e historisë do bejnë dritë sot e mot Haki Rexhep Shatri,Izet Halit Shatri.

Ndërsa shoku u tij poeti i Tropojës kreshnike Zeqir Lushaj do të shkruaje;

Si uj bjeshke që del prej vrellet

Dera e Shatrit kurrë nuk shterret

Ka nxjerrë burra vakt mbas vakti

Lis me emen Sali Shatri

Jeta e tij si penda e korbit

Mbushë me t‘zi si jeta e kombit

Për me pa Dardaninë shtet

Që sot e gëzojnë vëllezërit e vet!

Këte këngë që derdhën në telat e çiftelisë rapsodët  e mirenjohur Dida,Çela,Kovaçi!

Deri tashti ,baca Sali ,fola për ty e,tashti bacë më lejo që të flas me ty vetem dy fjalë .Ç‘u bëre deri me sot , një kohë goxha të gjatë, 35 vjet që nuk erdhe një here në atë vend, që e deshe edhe më shum se Ahmet Salihun e nënën Zepë, e deshe edhe më shum se fëmijet e tu Zhanetën, Iliren dhe Ibrahimin.Eja bacë se po të pret me duar hapur nënlokja jote e madhe Kosovë shamizeza,që aq shum bëre për te!Eja se ke dhënë betimin në dimërin e acartë të vitit 1949,duke thënë se unë biri yt Kosovë kurrë nuk do ta kthej shpinën,ditën e natën . Nuk ka njeri që te më ndalë të jemë pranë,dhe në mes halleve dhe vuajtjeve tuaja!Eja pra bacë jo më me këmbët e tua që i ke rënë trup e tërthor Atdheut e,as me atin e Ahmet Salihut por,eja bacë ashtu si erdhi i Teti në Bronz.Eja në bronz

 aty ku vendi yt ka ngelur i zbrazet pranë  shtatorës së Isa Boletinit në Isniq.Eja,Bacë eja,eja,eja.!..

 Rroftë për jetë e mot kujtimi dhe,vepra e kryengritësit të panënshtruar,

Sali Ahmet Shatri

Lavdi të gjithë dëshmorëve të Atdheut!

Rroftë shteti shqiptar shtatë milionësh!!!

Isniq me,04 nëntor 2019

P.s.

Kamber Nimani pjesmarës i LDB-së u,dënua me 18 vite burg. Pas burgut punësohet si cicëron në muzeun etnografik në Zagreb,sepse kishte kryrë fakultetin e gjuhës angleze, ndërsa ne vitin 1983 bie në kontakt me antarët e organizatës LRSHJ,dhe organizohet në LRSHJ, duke dhënë një kontribut të çmuar në shërbim të çështjes se Atdheut deri në frymën e fundit të jetës së tij…

Kontrolloni gjithashtu

Marie Shllaku, (1922-1946) luftëtarja heroinë e bashkimit të trojeve në një Shqipëri Etnike

Marie Shllaku, (1922-1946) luftëtarja heroinë e bashkimit të trojeve në një Shqipëri Etnike

Pavarësisht Kanunit, fesë dhe traditës patriarkale, në shumë raste gjatë historisë, femra  shqiptare i ka …