Sot, drejtori i Bujqësisë në komunën e Deçanit z. Rifat Stojkaj, së bashku me stafin komunal kanë bërë përcjelljen e hapjes së sezonës së korrje – shirjeve në komunën e Deçanit. Këtë vit, fermerët tanë kanë shtuar parcelat e tyre të mbjella me grurë në masën 30% më shumë sesa vitin e kaluar. Një lajm shumë i mirë për fermerët tanë dhe familjet tona. Uroj që ky vit të jetë vit i mbarë e me shumë bereqet, ka thënë me këtë rast drejtori Stojkaj!