Brickos

Vazhdon zgjedhja e Këshillave të Fshatrave, Vendbanimeve dhe Lagjeve Urbane në Komunën e Deçanit

Komisioni për zgjedhjen e Këshillave të Fshatrave, Vendbanimeve, Lagjeve Urbane në Komunën e Deçanit, i përbërë nga të gjitha partitë politike në Kuvendin Komunal të Deçanit, së bashku me Kryesinë e fshatit Carrabreg i Ulët, po ashtu i monitoruar nga OSBE dhe Organizata Joqeveritare ”Jeta”, mbajtën zgjedhjet për Këshillin e Fshatit Carrabreg i Ulët dhe Ledinat e Carrabregut të Ulët, ku u zgjodh edhe udhëheqësia e re për mandatin katër vjeçar me këtë përbërje: Shkendrit Ramosaj – Kryetar, Shefqet Demhasaj – Nënkryetarm, Roland Ramosaj- Anëtar, Egzon Binakaj – Anëtar, Ali Qorraj – Anëtar, Bekim Ukëhaxhaj – Anëtar, Nimon Ramosaj – Anëtar, Gëzim Lika – Anëtar, Nasim Demhasaj – Anëtar. Pas procesit zgjedhor, kryetari Shkendrit Ramosaj, falënderoj të gjithë banorët e fshatit për besimin e dhënë, po ashtu falënderoj të gjithë ata që vazhdojnë të kontribuojnë me punën dhe përkushtimin e tyre për të mirën e përgjithshme të qytetarëve tonë, e ata janë rinia, mërgimtarët dhe çdo banor i Carrabregut.

May be an image of 4 people, hospital, terminal and text

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …