Ka filluar periudha e korrje-fshirjes në komunën e Junikut

Ka filluar periudha e korrje-fshirjes në komunën e Junikut, ndaj duke i uruar fermerët njëherit i sensibilizojmë për kujdes të shtuar dhe përgatitjen e nevojshme në mënyrë që procesi të filloj dhe mbaroj me sukses.

Masat që duhet ndërmarrë para edhe gjatë procesit të korrje-shirjes:

  • Të posedoni masat mbrojtëse kundër zjarrit-aparatin për zjarrëfikje dhe masat tjera ndihmëse,

  • Të izolohet mirë Bateria (Akumulatori) që të mos ketë kontakt me pjesë metalike që do të mund të shkaktonin ndezje,

  • Të mos pihet duhan gjatë punës me autokombajë,

  • Autokombaja të jetë në gjendje të rregullt teknike në mënyrë që humbjet e drithit gjatë korrje-shirjes të jenë minimale-jo më tepër se 3%,

  • Korrje-shirja e ngastrave të kryhet sipas renditjes së tyre dhe të mos bëhen kalime të pa arsyeshme apo lënie ngastrash të pa korrura,

  • Trajtimi përkatësisht procesi i korrjes të jetë korrekt dhe i njëjtë për të gjithë fermerët, me mundësi të lehtësimeve në pagesa për fermerët që janë në gjendje të rëndë sociale,

  • Të shfrytëzohet në maksimum koha optimale dhe e përshtatshme për kryerje sa më të shpejtë të kësaj fushate,

Urime dhe qoftë vit produktiv për të gjithë fermerët! Thuhet në njoftimin nga komuna e Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …