Eulex

Sabit Geci, Sami Lushtaku, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e të tjerë, viktima të EULEX-it, që nuk kanë heshtur, as heshtin

Luftëtarët dhe eprorët e UÇK-së, Sabit Geci, Sami Lushtaku, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e të tjerë,  janë viktima të EULEX-it që nuk kanë heshtur as heshtin, sikur ka heshtur dhe çuditërish po hesht dhe vazhdon të  politika e vendit.

Dy luftëtarët më të viktimizuar dhe më të keqtrajtuar nga UNMIK-u dhe EULEX-i, Sabit Geci dhe Sami Lushtaku  kanë reaguar pas paraqitjes së raportit mbi keqpërdorimet dhe abuzimet e misionit EULEX, nga ish gjyqtari i këtij misioni Malcolm Simmons.

Jo vetëm këta dy eprorët të UÇK-së janë trajtuar mizorisht nga Misioni për sundim të ligjit, sikur quhet EULEX-i por edhe shumë eprorë e ushtarë të UÇK-së kanë vuajtur mijëra vite burgu në Kosovën e pas luftës nga padrejtësisë që u ka shkaktuar dhe ende po u shkakton ky misionin, i vetmi mision ndërkombëtar, të cilin e kanë urryer  dhe e urrejnë shqiptarët liridashës nga të gjitha misionet ndërkombëtare të instaluara në Kosovë,  në këtë 22 vite të jetës në Kosovën e lirë dhe të pa varur.

Shënjestër e këtij misioni, i cili në të gjitha sondazhet publike në Kosovë, ka dalë i padëshirueshëm, kanë qenë dhe kanë mbetur vetëm luftëtarët e UÇK-së dhe asnjë nga kriminelët serbë, që kanë kryer krimet e masakrat më barbare e më monstruoze kundër popullatës civile shqiptare, sidomos në vitet 1998-1999.

Eprori i UÇK-së gjatë luftës, Sabit Geci, invalidi i rëndë, i burgosuri i krejt këtyre viteve të lirisë së Kosovës, për të cilën ka dhënë edhe gjymtyrët e trupit dhe krejt shëndetin,   më i ndjekuri dhe luftëtari më i persekutuar,   nga UNIMK-u dhe EULEX-i, ka rrëfyer disa nga  përjetimet e tij me hetuesit e EULEX-it. Ai ka thënë se është shantazhuar nga hetuesit e EULEX-it në shumë mënyrë për të dëshmuar kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së. Hetuesit e EULEX-it ma ofruan çantën me para. Më kanë thënë preke hartën dhe trego vendin ku po dëshiron me jetosh . Ju kam thënë e dua vetëm Dubravën burgun, asnjë vend tjetër. Sabit Geci ka qenë i ftuar për t’u bërë dëshmitar kundër Ramush Haradinajt, Sami Lushtakut e disa të tjerëve. “Më kanë thënë që është në dorën time nëse dua të largohem nga burgu, por paraprakisht është dashur te bashkëpunoj me ta, ka deklaruar mes tjerash ish eprori i UÇK-së, i burgosuri politik me stazhin më të gjatë të mbajtjes në burg pas luftës, invalidi dhe veterani, Sabit Geci.

Ky prononcim i Sabit Gecit, të cilin e urrejnë, zagarët e Serbisë e sidomos jugo-mediet e vendit, por jo shqiptarët liridashës jo vetëm njëherë ka treguar për paudhësitë, joshjet, shantazhet e hetuesve të EULEX-it, por politikanët tanë dje as sot nuk i kanë marrë si deklarata serioze.

Tani kur ish gjyqtari i EULEX-it Malcolm Sejmons, zbuloi sa e sa fakte, dëshmi, argumente të keqpërdorimeve që ka bërë dhe vazhdon të bëjë ky mision hesht politika. Asnjë prononcim nga zonja kryetare, as nga kryekuvendari, as nga kryeministri, këto dy të fundit dikur ishin në luftë të drejtpërdrejtë me UNMIK-un dhe EULEX-in, duke mbrojtur madje edhe me gjak kauzën e lirisë së Kosovës, asokohe  duke u thirrur po në këto padrejtësi të drejtuara kundër UÇK-së dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Edhe Komandanti i Zonës së Drenicës gjatë luftës së UÇK-së,  Sami Lushtaku,  ish i  akuzuari i EULEX-it, i shpallur i pafajshëm pas shumë vitesh në paraburgim,  është shprehur se ky mision për të arsyetuar pagën dhe qëndrimin e tij në Kosovë, është dashur të sjell akuza të tilla të paqëndrueshme. Lushtaku, deklaroi se ndodhitë e rrjedha nga misionet ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK, EULEX dhe ajo Speciale, janë krejtësisht politike, Nuk bëhet fjalë këtu për peshkun e madh dhe peshkun e vogël. Drejtësia duhet të funksionojë në bazë të argumenteve dhe fakteve. Të gjitha këto gjykime  që kanë ndodhur në Kosovë, edhe nga gjykata e UNMIK-ut, edhe nga gjykata e EULEX-it, por edhe nga Gjykata e Hagës, janë politike. Në pjesë e bashkësisë ndërkombëtare po kërkon  të balancojë luftën  çlirimtare të  UÇK-së me atë vrastare dhe kriminale  të Serbisë, ka thënë mes tjerash, Sami Lushtaku.

Nga padrejtësitë e këtij misioni kanë vuajtur edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kryetari i Nismës, Fatmir Limaj  dhe qindra luftëtarë të lirisë. Ata sot kanë një satisfaksion moral, meqë edhe janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Hagës, por vitet e tëra  të kaluara nëpër qelitë e burgjeve të Kosovës e të Sgeveningenit  nuk harrohen, etiketimet e kundërshtarëve politikë nuk kanë të sosur, pavarësisht të vërtetave të njohura me kohë dhe dëshmive të argumentuara me një duzinë faktesh,  nga njëri ndër krerët udhëheqës për tri vite të këtij misioni antishqiptar,  njëlloj filiale e gjykatës  së Serbisë në Kosovë. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Rashiti: Saqip Zymberi ka shumë shokë, po shokët nuk e paskan pasur shok Saqipin

Ismet Rashiti: Saqip Zymberi ka shumë shokë, po shokët nuk e paskan pasur shok Saqipin

Ka disa vite që veprimtari i orëve të para për Pavarësinë e Kosovës, ish i …