Komunat shprehen të gatshme dhe kërkojnë që viti i ri shkollor të fillojë më 27 shtator

Ka kaluar një muaj qyshkur nxënësit e Kosovës nuk kanë filluar procesin mësimor për shkak të grevës së SBASHK-ut

Ka kaluar një muaj dhe nxënësit e Kosovës ende  nuk kanë filluar procesin mësimor për shkak të grevës së SBASHK-ut, i cili më në fund  propozoi që greva të pezullohet  deri në janar si dhe mësimi të fillojë më 3 tetor. Duket se as ky lajm  nuk është krejtësisht i konfirmuar dhe i sigurt, pasi shumë shkolla në vend kanë votuar pro vazhdimit të grevës. Të pakënaqur me këtë situatë mbeten Këshilli i Prindërve të Kosovës, të cilët kanë paralajmëruar se nëse nuk fillon mësimi më 3 tetor, ata do të çregjistrojnë në mënyrë masive  nxënësit  nga shkollat e vendit. Sipas tyre në këtë mënyrë nuk do të ketë nevojë as për shkolla, as për mësimdhënës e as për institucione mësimore.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …