leoni

Ka mbyllur punimet Konferenca e 27-të e ministrave të Mbrojtjes së Iniciativës, Amerikë-Karta e Adriatikut

Ka përfunduar  punimet Konferenca e 27-të  e ministrave  Mbrojtjes së Iniciativës Amerikë -Karta e Adriatikut, ku bëjnë pjesë Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Pjesëmarrës në konferencë ishin komandanti i Komandës Evropiane të ShBA-së, njëherësh komandant i Forcave Amerikane në Europë, gjeneral Christopher Cavoli, komandanti i Komandës së Forcës së Bashkuar të NATO-s në Napoli, Itali, adjutantët e përgjithshëm nga shtetet përkatëse të Programit të Partneritetit të Gardave Kombëtare të Amerikës. Garda Kombëtare e Ajovës është përfaqësuar nga gjeneral brigade Mark Kappelmann, ndërsa Kosovën dhe FSK-në, në emër të komandantit, Bashkim Jashari e ka përfaqësuar zëvendës-komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi. Ata prezantuan vizionin e përbashkët për të qenë pjesë në Kartën e Adriatikut  si dhe bashkëpunimin e deritanishëm dhe planet për të ardhmen. Në kuadër të konferencës është miratuar deklarata e përbashkët, ku riafirmohet angazhimi për të qëndruar së bashku kundër luftës së paligjshme, të pajustifikueshme dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …