Ka përfunduar takimi në mes të ambasadorëve të shteteve të Quintit dhe zyrtarëve të lartë të Shtetit të Kosovës

Ka përfunduar takimi në mes të ambasadorëve të shteteve të Quintit dhe zyrtarëve të lartë të Shtetit të Kosovës

Takimi në mes të ambasadorëve të shteteve të Quintit dhe kryetarit  të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar. Pas takimit askush nuk ka folur për media, përveç kryeministrit Ramush Haradinaj i cili është cituar t’ iu ketë thënë shkurt gazetarëve se kanë folur për punë të mira. Jo zyrtarisht mësohet se qëllimi i takimit në zyrën e kryetarit  ka qenë tema për demarkacionin. Përveç ambasadorëve, në këtë takim mori pjesë edhe shefja e BE-së, Natalya Apostolova. KosovaPress bëri të ditur  se në takim morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Diaspora, shtylla e Kosovës në çdo periudhë historike

Kandidati për kryeministër dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar …