Ka shkuar në 130 numri i të vdekurve nga tërmeti i cili goditi pjesën veri-perëndimore të Romës, jo larg Perugjës, në Itali. Shumica e të vdekurve ishin në Akumoli, afër epiqendrës së tërmetit. Në mesin e të plagosurve janë edhe nëntë shqiptarë, bëjnë të ditur burimet e agjencive të ndryshme të lajmeve. Tre të katërtat e shtëpive janë shkatërruar, ndërsa ende nuk dihet për numrin e saktë të të mbyturve, të mbetur nën rrënoja godinash të shkatërruara nga termeti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
