Edi Rama dhe Aleksandar Vuciq

Shqipëria dhe Serbia po përgatiten për mbajtjen e një forumi të përbashkët ekonomik

Shqipëria dhe Serbia po përgatiten për mbajtjen e një forumi të përbashkët ekonomik, përmes të cilit do të promovohet krijimi i Odës ekonomike shqiptaro-serbe, me seli në Tiranë. Në vazhdën e fuqizimit ekonomik të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes avancimit të bashkëpunimit rajonal, gjatë ditëve të fundit kryetarët e Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë, kanë vizituar homologët përkatës në Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi, për të vazhduar javëve në vijim në Kroaci dhe Slloveni. Liderët e vendeve të rajonit kanë përkrahur fuqishëm bashkëpunimin ekonomik rajonal, të udhëhequr nga Odat Ekonomike. Mbështetjen për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet odave do ta japin edhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Serbisë, Edi Rama e Aleksandar Vuçiç, të cilët do të takohen në Nish, më 14 tetor 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …