Projektligji i miratuar i Qeverisë lidhur me monitorimin e mediave, do të kontrollohet nga Komisioni i Pavarur i Medieve

Ka vazhduar raportimi i anëtarëve të KPM-së në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal e Medie

Ka vazhduar  raportimi i anëtarëve të KPM-së në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal e Medie.  Sot në këtë komision,  shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri në fjalimin e tij përmendi reagimet e Bashkimit Evropian dhe Forumit për Integriteti lidhur me Projektligjin për KPM-së. Ne kërkojmë llogari prej këtyre anëtarëve, mirëpo kufiri deri ku ne mund të shkojmë është deri aty ku është përgjegjësi e jona, e më pas është përgjegjësia e tyre. Unë kam disa brenga, po bëhet një diskutim që u bën dëm institucioneve të pavarura. Nëse marrim reagimin BE-së, ata shprehin brengën serioze për ndikimin tonë të një institucion i pavarur. Forumi për Integritet po ashtu ka reaguar për ndikimin në pavarësinë e Këshillit të Pavarur të Mediave”, theksoi ai. Ndërkohë, kryetari i Komisionit Parlamentar për Media në Kuvendin e Kosovës,  deputeti i Vetëvendosjes, Valon Ramadani, deklaroi se është duke e respektuar rregulloren e Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …