Brickos

Arbër Ademi: BDI filloi grumbullimin e nënshkrimeve për Bujar Osmanin, kandidat për kryetar të Maqedonisë së Veriut

Zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi, në konferenca e sotme për shtyp, ka deklaruar se kjo  parti ashtu sikur  lajmëroi kryetari i saj, Ali Ahmeti, ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve për Bujar Osmanin, kandidat për kryetar  të vendit tonë. Pas Kryeministrit të parë shqiptar, zëvendës kryeministrit të parë, Ministrit të jashtëm, atij të mbrojtjes dhe të punëve të brendshme, avokatëve të shtetit dhe të popullit, kryetarëve të gjykatave kushtetuese, supreme, administrative, kryetarët e federatave të futbollit, mundjes dhe boksit, ka ardhur koha që të shtrojmë rrugën që edhe kryetari  i shtetit të jetë shqiptar. Thelbi i idesë së liderit Ali Ahmeti është zgjedhja e presidentit të shtetit në Kuvend me 2/3 e votave dhe me shumicë të Badenterit për të siguruar konsensus shoqëror, mbipartiak që mundësohet me mbi 80 vota në Kuvend dhe konsensus etnik që mundësohet me shumicën në mënyrë që të parandalohet mbivotim etnik dhe imponimi vetëm nga dy partitë më të mëdha politike maqedonase, ka thënë mes tjerash, zëdhënësi i BDI-së, Arbër Ademi në konferenca e sotme për shtyp.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …