Kadri Kryeziu: Deputetët mund të përballen me burg nëse nuk zbatojnë aktgjykimin e Kushtetueses

Ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka paralajmëruar se deputetët e Kuvendit të Kosovës mund të përballen me ndëshkime serioze, përfshirë edhe burgim, nëse nuk zbatojnë aktgjykimin e Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit. Kryeziu tha se aktgjykimi i Gjykatës është ligj dhe mosrespektimi i tij mund të sjellë humbjen e mandatit për deputetët, por edhe ndjekje penale. Sipas tij, Prokuroria Speciale ka detyrim të nisë hetime për cenim të rendit juridik dhe kushtetues, nëse brenda 30 ditëve Kuvendi nuk funksionalizohet. Në rast të moszbatimit, 120 deputetët e Kuvendit, sipas Kodit Penal, rrezikojnë burgim prej tre deri në gjashtë vjet.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Evakuohet ndërtesa e Kuvendit të Kosovës për shkaqe sigurie

Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës është evakuuar paraditen e sotme për shkaqe sigurie. Lajmin e …