Kadri Kryeziu kritikon ashpër Presidenten Osmani: “Shumë keq, zonja presidente”

Profesori universitar dhe ish-gjyqtari, Kadri Kryeziu, ka reaguar me tone të ashpra ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas deklaratave të saj lidhur me Gjykatën Kushtetuese. Kryeziu thekson se Presidentja, para se të mbante konferencën për shtyp, e ka ditur që Gjykata Kushtetuese ka vetëm shtatë gjyqtarë – aq sa mjaftojnë për kuorum, sipas nenit 19 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese. Por ai paralajmëron se, nëse një prej tyre – konkretisht gjyqtari Radomir Laban – vendos të mos paraqitet në punë, Gjykata do të mbetet jofunksionale dhe e pafuqishme për të marrë vendime. “Nëse Laban ndjehet i kërcënuar nga deklaratat e Presidentes dhe mungon, Gjykata bie juridikisht. Kjo do të duhej të ishte parashikuar më herët nga institucionet, përfshirë vetë Presidenten, që nga viti 2021”, tha Kryeziu. Ai e akuzon Osmanin se, në vend të veprimeve konkrete për mbrojtjen e rendit kushtetues, ka zgjedhur të fitojë vëmendje mediale në ditë kritike për shtetin. “Ju tani sulmuat Gjykatën Kushtetuese, në prag të një vendimi të rëndësishëm. Pse, zonja Presidente? Pse u bëtë pjesë e atyre që minojnë besimin në institucione?”, përfundoi Kryeziu, duke e cilësuar zhgënjimin e tij si të thellë dhe të papërshkrueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

PSRK ngre aktakuzë për kanosje ndaj Kurtit: Klinaku dhe Selmani të akuzuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur më 1 gusht 2025 aktakuzë ndaj Faton …