Kadri Kryeziu kundër financimit të OJQ-ve me fonde publike: “Të ndalohet kjo praktikë e dëmshme”

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka kritikuar ashpër financimin e organizatave joqeveritare nga buxheti i shtetit. Në një postim në Facebook, ai e quajti këtë praktikë të dëmshme dhe kërkoi që Kosova të ndjekë modelin e presidentit amerikan Donald Trump, duke ndërprerë plotësisht mbështetjen financiare për OJQ-të. Kryeziu tha se paratë e taksapaguesve po përdoren për projekte me fatura të fryra dhe paga fiktive, ndërsa shumë nga përfituesit jetojnë në luks pa dhënë llogari për fondet që marrin. Ai kërkoi auditim dhe kontroll të rreptë për çdo organizatë që përfiton nga buxheti i shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku këkon nga Albin Kurti që mos ta dërgon vendin në zgjedhje

Lumir Abdixhiku: Vendi është lodhur nga politikanët që s’respektojnë ligjin, shtetin dhe prokurorët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka drejtuar kritika të shumta në adresë …