leoni

Kadri Kryeziu: Mandati i 9 shkurtit t’i kthehet popullit, zgjidhja janë zgjedhjet e reja

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka propozuar një zgjidhje për bllokadën politike që ka përfshirë legjislaturën e re. Ai thotë se mandati i fituar nga zgjedhjet e 9 shkurtit duhet t’i kthehet popullit, në mënyrë që qytetarët të vendosin se kë të shpërblejnë dhe kë të ndëshkojnë për situatën e krijuar. Kryeziu ka kritikuar partitë politike për, siç u shpreh, kalkulimet me afatet kushtetuese, duke theksuar se besimi tek kjo legjislaturë është tashmë i humbur. Ai ka propozuar një plan me dy pika: fillimisht një votim të përbashkët për kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, për ta përmbyllur konstituimin, dhe më pas thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për vetë shpërndarjen e Kuvendit. Pas këtij hapi, Presidentja do të shpallte zgjedhjet e reja. “Çdo zgjidhje tjetër është si ai gatimi ‘shto miell e shto ujë’, që rrezikon të dekurajojë qytetarët nga pjesëmarrja në votimet e ardhshme,” ka thënë Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

Hashim Thaçi kërkon rrëzimin e aktakuzës së dytë në Gjykatën Speciale

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është drejtuar Apelit të Gjykatës Speciale, duke kërkuar rrëzimin …