Kadri Veseli: Kosova është e bekuar me mbështetjen që gëzon nga senatorët dhe kongresistët amerikanë

Kadri Veseli: Kosova është e bekuar me mbështetjen që gëzon nga senatorët dhe kongresistët amerikanë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës zyrtare në Amerikë është takuar me senatorin Ron Johnson dhe kongresistin Robert Aderholt, me të cilët ka biseduar për transformimin e FSK-së në ushtri dhe dialogun me Serbinë. “Kosova është e bekuar me mbështetjen që gëzon nga senatorët dhe kongresistët amerikanë. Në takime të ndara me senatorin Ron Johnson dhe kongresistin Robert Aderholt, biseduam për transformimin e FSK-së në ushtri, dialogun me Serbinë, si dhe reformat që duhet të vazhdojmë në ekonomi, sundim të ligjit por edhe fusha të tjera. Përkrahja amerikane në rrugëtimin tonë si shtet nuk do të mungojë asnjëherë”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Nuk është problem ngritja e madhe e çmimit të naftës por kryeministri Albin Kurti

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partiasë Demokratikie të Kosovës, Ganimete Musliu ka …