Qeveria ime do t’i mbështesë me subvencione të veçanta të gjithë banorët e zonave kufitare, premton Kadri Veseli

Kadri Veseli: PDK është në procesin e reformave dhe vendimmarrjes që janë në interes të qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli ka thënë se nuk ka pas mbledhje të kryesisë, por mbledhje të kolegeve të kryesisë. “PDK është në procesin e reformave dhe vendimmarrjes që janë në interes të qytetarëve. Vendimmarrja do të jetë vetëm e PDK-së dhe jo individuale. Do respektojmë institucionet brenda partisë”, ka thënë Veseli. Ai ka theksuar se kthimi i tij nga Britania ka qenë i natyrshëm dhe nuk ka mundur të qëndrojë më shumë se dy ditë. Veseli ka treguar se ka takuar ministrin Abelard Tahiri dhe është njoftuar me situatën duke ka shtuar se vendimmarrja në lidhje me këtë çështje do të jetë e tij. Tutje, i pari i PDK-së ka vlerësuar punën e ministrit Tahiri duke thënë se është ministër i cili nuk ka pasur asnjë aferë korruptive.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …