Dr. Arsim Bajrami

Dr. Arsim Bajrami: Nëse Kuvendi refuzon marrëveshjen finale i gjithë procesi kthehet në pikën fillestare

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami, në diskutimin e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, për Dialogun Kosovë-Serbi, tha se është obligative arritja e një marrëveshjeje në kuadër të dialogut. “Procesi i arritjes së marrëveshjes është domosdoshmëri dhe çështje me interes shtetëror por është e domosdoshme që Kosova të jetë e përgatitur dhe e unifikuar në Këtë proces. Kushtetuta është e qartë në pikëpamje të rrjedhës së këtij procesi, këto dokumente duhet të kenë interpretim të saktë duke filluar nga parlamenti pastaj qeveria dhe presidenti,  i cili përfaqëson republikën e Kosovës. Kuvendi është  ai që duhet të ja tregojë vendin presidentit nëse ai del nga kompetencat e tij. Profesor Bajrami tha se nëse Kuvendi refuzon marrëveshjen finale i gjithë procesi kthehet në pikën fillestare.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …