Kryetari i Serbisë, Vuçiq, ka caktuar një seancë urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me zhvillimet në Jarinje

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me kryetarin rus Vladimir Putin

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet sot me kryetarin  rus Vladimir Putin, në një takim që ishte planifikuar më parë, por është shtyrë  pasi kryetari  Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga anëtarët e policisë speciale ROSU vizitoi Kosovën e veriut. Vuçiç tha se tema kryesore  e bisedimeve do të jetë situata në Kosovë dhe ai do të informojë presidentin rus për ngjarjet e fundit si dhe do të kërkojë ndihmë dhe mbështetje në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe të tregojë hipokrizinë e bashkësisë ndërkombëtare. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov konfirmoi se në rritje tensioni në Ballkan do të jetë njëra nga temat, edhe pse, shtoi ai, vizita e presidentit të Serbisë nuk është e lidhur direkt me këtë çështje, pasi ajo ishte planifikuar disa muaj më parë. Peskov tha se është shumë herët për të folur nëse Rusia do të ofrojë ndihmë për Serbinë dhe sa është e nevojshme të presë për takimin e Vuçiçit dhe Putinit. (Al-Xhazira RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Viola Von Cramon

Raportuesja për Kosovën në PE, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që BE-ja të mbajë në fuqi sanksionet kundër Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, nuk sheh arsye që Bashkimi Evropian …